TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

E djathta në Serbi proteston kundër marrëveshjes me Kosovën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
E djathta në Serbi proteston kundër marrëveshjes me Kosovën

Mbështetësit e katër partive të krahut të djathtë u mblodhën më 22 prill në Novi Sad të Serbisë, duke kërkuar anulimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe dorëheqjen e zyrtarëve në Serbi.

Tubimi, në të cilin morën pjesë disa qindra qytetarë, u thirr nga partitë parlamentare: Partia e Re Demokratike, Dveri, Zavetnici dhe Lëvizja për Ringjalljen e Mbretërisë së Serbisë.

Protestuesit bënë thirrje për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në të gjitha nivelet.

Ata mbanin flamuj të Serbisë dhe flamuj tradicionalë të Vojvodinës, ndërsa u panë edhe disa flamuj rusë.

Në pankartat e tyre lexohej: “Sot Kosova, nesër Vojvodina” dhe “Vuçiq, dorëheqje” – duke iu drejtuar presidentit të Serbisë.

Më 18 mars në Ohër, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve, e cila u arrit gojarisht në fund të shkurtit.

Kjo marrëveshje nuk parasheh njohje të ndërsjellë midis dy vendeve, por kërkon nga to që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.

Marrëveshja, po ashtu, u kërkon palëve që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila shpesh është bërë shkas i përplasjeve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Partitë e krahut të djathtë në Serbi kundërshtojnë çdo dialog me Kosovën dhe kanë organizuar një tubim të ngjashëm edhe në Beograd, në muajin mars. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria zgjidhet anëtare në Komitetin e UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale

Shqipëria zgjidhet anëtare në Komitetin e UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale

Trump thotë se i ka dërguar Izraelit një kopje të marrëveshjes me Iranin

Trump thotë se i ka dërguar Izraelit një kopje të marrëveshjes me Iranin

Trump thotë se SHBA-të do ta bombardojnë Iranin me forcë të plotë nëse nuk respekton marrëveshjen

Trump thotë se SHBA-të do ta bombardojnë Iranin me forcë të plotë nëse nuk respekton marrëveshjen

“Ishin ata që po hidhnin të gjitha ato bomba”: Trump flet për rolin e Emirateve në konfliktin me Iranin

“Ishin ata që po hidhnin të gjitha ato bomba”: Trump flet për rolin e Emirateve në konfliktin me Iranin

Nga shtëpi familjare në shkolla, rrëfimi i familjes Syla gjatë viteve të luftës

Nga shtëpi familjare në shkolla, rrëfimi i familjes Syla gjatë viteve të luftës

Emisioni “Këndi i Debatit” 17.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 17.06.2026

Shqipëria zgjidhet anëtare në Komitetin e UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale

Shqipëria zgjidhet anëtare në Komitetin e UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale

Hargreaves: Sa më shpejt parlament të qëndrueshëm, qeveri funksionale dhe presidencë

Hargreaves: Sa më shpejt parlament të qëndrueshëm, qeveri funksionale dhe presidencë

BE dhe Kosova mbajnë takimin e parë të Komitetit për Reforma dhe Rritje

BE dhe Kosova mbajnë takimin e parë të Komitetit për Reforma dhe Rritje

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

Mbi 100 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, VV e feston rezultatin: Faleminderit Kosovë

Murati: Do të rikthehet subvencionimi për familjet që kursejnë energjinë elektrike

Murati akuzon Komunën e Prishtinës për shkelje të Ligjit për PPP në projektin e transportit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën