TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-kryetarja e KQZ-së: Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, kryetarët do të zgjidhen

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ish-kryetarja e KQZ-së: Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, kryetarët do të zgjidhen

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, thotë se pavarësisht numrit të vogël të votuesve në veri të Kosovës, kryetarët e komunave atje do të zgjidhen, nëse procesi është i rregullt.

“Përsëritje [të zgjedhjeve] nuk do të ketë, veç nëse dëmtohet procesi, atëherë po. Por, në rrethana të rregullta, në rrethana kur qytetarët dalin e votojnë dhe kryejnë detyrën e tyre, mbyllen vendvotimet, numërohen votat… Përsëritje nuk do të ketë”, thotë Daka.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në terren raportojnë për numër të vogël votuesish në komunat veriore me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – ku po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme lokale.

Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila vetë nuk merr pjesë në zgjedhje, ka bërë thirrje për bojkotimin e procesit. Në këtë qëndrim, ajo ka pasur edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar.

“Me këtë mosdalje në zgjedhje, serbët janë duke e përcjellë një mesazh te Qeveria e Kosovës, se ata nuk do t’i pranojnë kryetarët, të cilët dalin nga këto zgjedhje”, thotë Daka.

Sipas saj, zgjedhjet janë organizuar dhe po mbahen sipas të gjitha rregullave ligjore.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ftoi më herët qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës dhe në këtë mënyrë t’i zgjedhin, siç tha, përfaqësuesit e tyre dhe t’i ndërtojnë institucionet legale demokratike.

Në veri janë rreth 45.000 qytetarë me të drejtë vote për të zgjedhur kryetarët e rinj në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, së bashku me kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Të gjitha këto komuna mbajnë lidhje të ngushta me Beogradin, i cili vazhdon të kundërshtojë pavarësinë dhe institucionet e Kosovës./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person i arrestuar në aksionin ku u zbulua laboratori i drogës në Pejë

Një person i arrestuar në aksionin ku u zbulua laboratori i drogës në Pejë

Konjufca: Siguria parakusht për stabilitetin, synojmë bashkëpunim të ndershëm në Ballkan

Konjufca: Siguria parakusht për stabilitetin, synojmë bashkëpunim të ndershëm në Ballkan

Rrëzohet lisi te “4 llullat”, dëmtohen dy vetura

Rrëzohet lisi te “4 llullat”, dëmtohen dy vetura

Haxhiu: Zahir Pajaziti me shokë ishin shembull i guximit dhe vendosmërisë

Haxhiu: Zahir Pajaziti me shokë ishin shembull i guximit dhe vendosmërisë

Një anije cisternë në brigjet Omanit raportohet se është goditur nga Irani

“Dardanet” në aksion, synohet triumfi i radhës kundër Bullgarisë

“Dardanet” në aksion, synohet triumfi i radhës kundër Bullgarisë

Konjufca takon homologun malazez, flasin për rritje të bashkëpunimit

Konjufca takon homologun malazez, flasin për rritje të bashkëpunimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën