Një qytetar nga fshati Isniq i Deçanit ka ndërruar jetë pasditen e sotme.
Policia është njoftuar se gjersa i njëjti ka qenë duke punuar diçka në veturë të cilën e ka ngritur me vinç, si duket vinçi ka rënë dhe e ka zënë vetura.
“Menjëherë është njoftuar emergjenca e QKMF-së së Deçanit. Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.