TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani kërkon mbështetje nga Suedia për anëtarësimin e Kosovës në BE

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani kërkon mbështetje nga Suedia për anëtarësimin e Kosovës në BE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin për Punë të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström.

Bëhet e ditur se në takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend e rajon, procesin e dialogut me Serbinë si dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Sipas komunikatës, Osmani ka theksuar se me liberalizimin e vizave për Kosovën, mori fund padrejtësia ndaj qytetarëve të Kosovës.

Teksa ka kërkuar mbështetje nga ministri i Suedisë për ta mbështetur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

“Presidentja Osmani ka theksuar se me liberalizimin e vizave për Kosovën, mori fund padrejtësia ndaj qytetarëve të Kosovës. Por, sipas Presidentes Osmani, synimi i Kosovës është që të bëhet edhe anëtare e familjes së madhe evropiane. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani kërkoi mbështetje nga ministri Billström që Suedia si kryesuese e Këshillit të BE-së, ta mbështes aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, i cili është orientim strategjik.Mbështetja e Suedisë në këtë drejtim, sipas Presidentes Osmani është thelbësore për të ecur përpara me procesin e anëtarësimit në BE, duke ia dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat”, thuhet në komunikatë.

Tutje në raport me procesin e dialogut me Serbinë, Osmani theksoi se Marrëveshja e Brukselit, e trajton Kosovën dhe Serbinë si palë të barabarta në kontekstin e raporteve ndërshtetërore.

“Megjithatë  presidentja Osmani ka potencuar se Serbia po vazhdon me obstruksione sa i përket zbatimit të marrëveshjes së arritur. Sipas Presidentes Osmani, Kosova do të vazhdojë të koordinohet me aleatët ndërkombëtar rreth zbatimit të Marrëveshjes dhe se është e përkushtuar për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm”, thuhet tutje.

Osmani në takim me ministrin Billström ka falënderuar Suedinë, e cila ka mbështetur Kosovën në procesin e reformave, zhvillimin ekonomik, promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, mbrojtjen e biodiversitetit dhe qëndrueshmërisë mjedisore sikurse edhe në shkëmbimet kulturore./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Myftiu Tërnava nderohet me mirënjohje nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

Myftiu Tërnava nderohet me mirënjohje nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

Njësitet e Policisë, EULEX-it në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Kalludër të Zubin Potokut

Njësitet e Policisë, EULEX-it në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Kalludër të Zubin Potokut

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Stones firmos për dy vjet me Interin

Stones firmos për dy vjet me Interin

Bayerni garanton qëndrimin e Olises

Bayerni garanton qëndrimin e Olises

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Dukagjini synon eliminimin e Luganos

Dukagjini synon eliminimin e Luganos

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Të akuzuarit për rastin “Drenica1” lirohen nga të gjitha pikat e aktakuzës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën