Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
“Gjykata e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë dhe e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji”, tha Gashi.
Ndryshe gjatë ditës Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.
E kjo pasi Krasniqi u arrestua dje nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare./teve1.info./