Skuadra e Arsenal po garon për titull në Premier Ligë, mirëpo ka filluar të mendojë për afatin e verës qysh tani.
Gunners thuhet se janë duke e përcjellur nga afër dyshen e Real Sociedad, mesfushorin Martin Zubimendi dhe qendërmbrojtësin Robin Le Normand.
Londinezët ka kohë që janë në ndjekje të mesfushorit spanjoll, lojën e të cilit e admiron trajneri Mikel Arteta, me baskun që dëshiron një mesfushor të ri në skuadër.
Megjithatë, raportimet e fundit thonë se Arsenali është i gatshëm ta paguajë klauzolën e mbrojtësit Le Normand, e cila arrin shifrën e 50 milionë eurove.
Francezi është pjesë e Sociedad që nga vera e vitit 2019, teksa këtë sezon ka 26 parqitje në La Liga me skuadrën e tij.