TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KPK-ja reagon ndaj deklaratave të deputetëve të VV-së për kryeprokurorin Isufaj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KPK-ja reagon ndaj deklaratave të deputetëve të VV-së për kryeprokurorin Isufaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar pas deklaratave që janë bërë nga zyrtarë të lartë dhe deputetë të partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje për kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.

Në një komunikatë për media thuhet se KPK-ja konstaton se disa zyrtarë të lartë shtetërorë po tentojnë të ndikojnë sistematikisht në punët e sistemit prokurorial dhe po përçojnë mesazhe tendencioze politike

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) kundërshton fuqishëm dhe shpreh indinjatë të thellë ndaj deklaratave të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë përdorur gjuhë të papranueshme dhe tendencioze lidhur me punën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj.

KPK-ja konstaton se disa zyrtarë të lartë shtetërorë po tentojnë të ndikojnë sistematikisht në punët e sistemit prokurorial dhe po përçojnë mesazhe tendencioze politike, sikurse që kanë bërë edhe kësaj radhe, duke përdorur gjuhë denigruese kundër personalitetit të kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, z.Blerim Isufaj, gjë që është në kundërshtim me të gjitha normat etike, ligjore dhe kushtetuese”.

Tutje thuhet se Këshilli Prokurorial vlerëson se, deklaratat e tilla, siç ishte ishin ato të djeshmet, janë në kundërshtim të plotë me ndarjen e pushteteve dhe përbëjnë ndërhyrje flagrante dhe të drejtpërdrejtë në punën e Gjyqësorit, përkatësisht të institucionit të Prokurorit të Shtetit, ngaqë puna dhe angazhimi i të gjithave, përfshirë edhe PSRK-në , burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit, e jo nga vullnetet politike, grupet e interesit dhe individët e caktuar.

Me këtë rast, Këshilli Prokurorial i Kosovës, thekson se qëndron plotësisht prapa punës së mirëfilltë dhe shumë profesionale të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe prapa punës dhe angazhimit të prokurorëve të PSRK-së dhe në asnjë rast nuk do të tolerojë denigrimet dhe atakimet qëllimkëqija ndaj angazhimeve dhe përkushtimit të bartësve të sistemit prokurorial”.

Në përmbyllje të këtij reagimi, KPK-ja ia risjellë në vëmendje kujtdo që tenton të cenojë punën e kësaj prokurorie dhe Kryeprokurorit të saj, Blerim Isufaj, si dhe përgjithësisht punën e institucionit të Prokurorit të Shtetit se, pushteti gjyqësor dhe prokurorial është i veçantë, me institucione kushtetuese, të pavarura dhe të paanshme, të cilat kryejnë detyrën e tyre në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor, duke u bazuar gjithnjë në prova dhe fakte.

ShareTweet

Postime të ngjashme

SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025

SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025

Osmani: Kontributi i Aratit ishte kyç që Kosova t’i fitojë Lojërat Mesdhetare 2030

Osmani: Kontributi i Aratit ishte kyç që Kosova t’i fitojë Lojërat Mesdhetare 2030

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Pejë

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Pejë

Zhegrova gati për Cremonesen

Zhegrova gati për Cremonesen

SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025

SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025

Rutte vizitë në Kroaci

Rutte vizitë në Kroaci

Osmani: Kontributi i Aratit ishte kyç që Kosova t’i fitojë Lojërat Mesdhetare 2030

Osmani: Kontributi i Aratit ishte kyç që Kosova t’i fitojë Lojërat Mesdhetare 2030

Vuçiq votoi në Beogradin e Ri

Gazetari kroat: Vuçiq ka nisur përgatitjet për falsifikimin e zgjedhjeve, do të ketë ndihmë nga Republika Sërpska

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Basketboll, Huffman më i miri i xhiros

Basketboll, Huffman më i miri i xhiros

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën