TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Institucionet e Kosovës nuk po e shfrytëzojnë mundësinë për anëtarësim në KE

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Memli Krasniqi viziton në Hagë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha e janë eliminuar pengesat kryesore që Kosova për vite me radhë i ka pasur në tentimin e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Largimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës që u zyrtarizua dje, përbën një mundësi reale për Kosovën. Pengesat kryesore që ka pasur Kosova për vite me radhë në tentimin e saj për anëtarësim në këtë organizatë shumë të rëndësishme, fatmirësisht janë eliminuar me largimin e Rusisë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, kjo mundësi nuk po shfrytëzohet si duhet nga institucionet e Kosovës.

“Kjo mundësi e re, ky momentum vendimtar, nuk po shfrytëzohet si duhet nga institucionet e shtetit të Kosovës. Ky rast që i është paraqitur Kosovës, nuk duhet të kaloj pa u kapitalizuar. Institucionet e shtetit duhet të nisin menjëherë dhe pa humbur kohë një fushatë lobimi dhe koordinimi me aleatët tanë strategjik perëndimorë për të planifikuar dhe përcaktuar hapat drejt aplikimit dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, tha ai. /teve1.info/

Postimi i plotë:

Largimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës që u zyrtarizua dje, përbën një mundësi reale për Kosovën. Pengesat kryesore që ka pasur Kosova për vite me radhë në tentimin e saj për anëtarësim në këtë organizatë shumë të rëndësishme, fatmirësisht janë eliminuar me largimin e Rusisë.

Kjo mundësi e re, ky momentum vendimtar, nuk po shfrytëzohet si duhet nga institucionet e shtetit të Kosovës. Ky rast që i është paraqitur Kosovës, nuk duhet të kaloj pa u kapitalizuar.
Institucionet e shtetit duhet të nisin menjëherë dhe pa humbur kohë një fushatë lobimi dhe koordinimi me aleatët tanë strategjik perëndimorë për të planifikuar dhe përcaktuar hapat drejt aplikimit dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Anëtarësimi i Kosovës në KE do të ishte një hap më tej drejt fuqizimit të shtetësisë por edhe fundamental për forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit në familjen evropiane e më gjerë.

Qasja në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, aty ku zbatohen parimet e drejtësisë së Kartës Evropiane të Drejtave të Njeriut, e cila edhe ashtu është e inkuadruar brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës, do të ishte përfitim i madh për qytetarët dhe shtetin tonë.

Prandaj, kjo situatë e re e krijuar, që rritë shanset e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës, duhet të shndërrohet në agjendë me prioritet shtetëror dhe të trajtohet në mënyrë emergjente – duke u ndjekur të gjithë hapat e nevojshëm që mundësojnë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Qeveria nuk duhet ta humbas këtë rast. Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e Opozitës, është e gatshme që të jap të gjithë kontributin e saj në këtë proces të rëndësisë së madhe për shtetin tonë.

Tags: keshilli i evropesMemli Krasniqipdk
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën