Prishtina pret Vushtrrinë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ekipi bardhekaltër ndeshjen e parë e fitoi me rezultat 2:1 dhe është favorit edhe në sfidën e dytë në të cilën luhet në kryeyqtet.
Në ndeshjen e cila nis nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, trajnerët Debatik Curri dhe Rizvan Jetullahu kanë zbardhur formacionet e tyre titullare.
Prishtina: Kolaj; Mici, Pllana, Bytyqi, Useini, Pefqeli, Gashi, Hyseni, Prapashtica, Kryeziu, Krasniqi.
Vushtrria: Prince; Statovci, Z. Avdyli, Ademi, Behrami, Maxhuni, Pasoma. Ahmeti, D. Avyli, Rashani, Chibueze.