TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kroacia do t’i ofrojë mbështetje politike dhe teknike Shqipërisë në procesin integrues

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kroacia do t’i ofrojë mbështetje politike dhe teknike Shqipërisë në procesin integrues

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka pritur në takim homologun e saj kroat, Gordan Grlic-Radman i cili ka deklaruar se Kroacia do të mbështesë Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Pas takimit të zhvilluar në Tiranë, Xhaçka ka thënë se diskutime të tilla janë shprehje e qartë e vullnetit të dy vendeve për të zhvilluar në mënyrë intensive partneritetin strategjik.

“Ecuria e Kroacisë në procesin e integrimit evropian, suksesi i saj, natyrshëm bën që çështjet e bashkëpunimit në fushën e integrimit të jenë në fokus të axhendës dypalëshe. Edhe sot, ne patëm rastin të bisedojmë gjerësisht për procesin e integrimit në BE dhe për ndihmën e këshillat që Kroacia mund të japë në këtë proces. Kolegu Radman më siguroi që Kroacia do të vazhdojë të jetë mbështetëse e pa rezervë e procesit tonë të integrimit në BE, jo vetëm politikisht, por edhe me ekspertizë teknike konkrete dhe më lejoni t’ju kujtoj që vetëm pak kohë më parë Kryeministri Rama i ka kërkuar homologut të tij ndihmën e ekspertëve kroatë të integrimit, për ekipin tonë negociator”, ka thënë Xhaçka.

Lidhur me këtë, ministri kroat, Gordan Grlic-Radman ka thënë se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje politike dhe teknike për Shqipërinë.

“Kroacia ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbetet aktive për të ndihmuar në të gjitha negociatat e anëtarësimit që ato të ecin me një ritëm sa më te shpejtë dhe të qetë që është e mundur. Kroacia është gati të ofrojë mbështetje politike dhe teknike për Shqipërinë për të realizuar transmetimet e të gjitha njohurive dhe përvojën e saj për integrimin e Shqipërisë në BE. Ne jemi të kënaqur që bashkëpunimi ynë ekonomik është në një trend rritës dhe këmbimet tona tregtare në vitin 2022 u rritën me 56.5%, por sigurisht mund të arrijmë shumë më tepër nëse forcojmë edhe më tej bashkëpunimin tonë sepse ne jemi vende fqinje”, ka thënë ai.

Në këtë takim, ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka thënë se e ka vlerësuar mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës që prej pavarësimit.

“Vlerësuam qëndrimin e Kroacisë në raport me Kosovën, mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë e jep shtetit të Kosovës që nga pavarësimi, në gjithë procesin e konsolidimit të tij, afirmimit në arenën ndërkombëtare, bërjen pjesë e organizatave ndërkombëtare e rajonale, përfshirë NATO-n dhe BE-në. Unë jam shumë optimiste që bashkërisht do të dimë të punojmë akoma më shumë për të çuar përpara bashkëpunimin mes nesh, në të mirë të popujve tanë, por edhe të rajonit”, ka thënë Xhaçka.

Ndër të tjera ministrja për Punët e Jashtme ka thënë se kanë sugjeruar mbajtjen e takimit të gjashtë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe të një Forumi Biznesi, në gjysmën e dytë të këtij viti.

Ajo gjithashtu ka theksuar se kanë shprehur interesimin për të mirëpritur më shumë investime kroate.

Sipas saj, në takim është konstatuar edhe nevoja për vendosjen e lidhjeve ajrore e detare ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë, si dhe rëndësinë e ndërmarrjes së hapave konkretë për zbatimin e projekteve si Autostrada Adriatiko-Joniane dhe Gazsjellësi Adriatiko-Jonian./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump dëshmon për rastin e mashtrimeve financiare

​Trump thotë se nuk do ta lejojë Iranin të “shantazhojë” ShBA-në

59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj në Itali

59-vjeçari shqiptar vret ish-gruan dhe partnerin e saj në Itali

Një anije cisternë në brigjet Omanit raportohet se është goditur nga Irani

Një anije cisternë në brigjet Omanit raportohet se është goditur nga Irani

Protesta e PD-së, arrestohen 11 persona dhe lëndohen 5 policë

Protesta e PD-së, arrestohen 11 persona dhe lëndohen 5 policë

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën