Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sonte.
Dy super ndeshje janë në program me fillim nga ora 21:00, kuredhe do të mësohen edhe dy skuadrat e para gjysmëfinaliste.
Chelsea dhe Real Madrid do të përballen në “Stamford Bridge”, me anglezët që kërkojnë përmbysjen e madhe, kurse madrilenët janë të qetë duke menduar vetëm që ta administrojnë si duhet epërsinë e dy golave nga ndeshja e parë.
Thiago Silva ka motivuar bashkëlojtarët e tij para ndeshjes, duke shkruar: “Nëse ka 1% mundësi, ka 99% besim”.