TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sheholli thotë se pas zgjedhjeve në veri do të fillojnë probleme tjera

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Sheholli thotë se pas zgjedhjeve në veri do të fillojnë probleme tjera

Fatmir Sheholli nga Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka thënë se në katër komunat e veriut të Kosovës, në të cilat pritet të mbahen zgjedhjet më 23 prill, situata është më e keqe se që ka qenë më parë.

Sheholli si pengesë për zbatimin e ligjit, i sheh disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët janë nga komunat e tjera, por që detyrat i realizojnë në territorin e veriut të vendit, e që sipas tij nuk e njohin mjaftueshëm territorin.

Sipas Shehollit, nëse zgjedhjet do të mbahen do ta kenë legalitetin e vetë, pasi që janë paraparë të mbahen sipas Kushtetutës së Kosovës.

“Ne sot jemi në situatë shumë të keqe se që ka qenë atëherë, jemi në një situatë kur në veri të Kosovës, që përveç djegieve të veturave, djegia e shtëpive, rreziku i sigurisë së njerëzve kemi edhe plagosjen e një qytetari serb nga ana e një pjesëtari të Policisë së Kosovës. Gjithashtu, kemi një pjesë të Policisë së Kosovës që janë në atë pjesë vijnë kryesisht nga komunat tjera të cilët nuk e njohin mjaftueshëm terrenin të asaj pjese, që është edhe një pengesë tjetër për zbatueshmërinë e ligjit. Të gjitha këto, edhe çështjet teknike e bëjnë që të dielën nëse mbahen zgjedhje, ato do ta kenë legalitetin e vetë sigurisht, për arsye që janë me ligj dhe kushtetutë”, ka thënë Sheholli në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Njohësi i çështjeve të sigurisë ka thënë se pas zgjedhjeve do të fillojnë probleme tjera në veri të vendit, e që sipas tij do të jenë të natyrave tjera.

“Do të jemi dëshmitarë këtu, që pas zgjedhjeve që do të mbahen do të fillojnë problemet tjera, të natyrave tjera”, shtoi ai.

Ai thotë ka mundësi që shërbyesit civilë që janë të kontrolluar nga Lista Serbe të braktisin punën nëpër komuna.

Ndërsa, në emër të institutit ai tha se nuk ka informacione që gjatë ditës së zgjedhjeve do të ketë probleme.

“Për ditën e zgjedhjeve ne nuk kemi informacione që do të ketë probleme”.

Zgjedhjet në veri të Kosovës pritet të mbahen më 23 prill në katër komunat veriore, Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq./teve1.info/

Tags: Fatmir SheholliInstituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnikezgjedhjet në veri të Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Reperi ‘Mossi’ në pranga, del para Gjykatës për sulmin ndaj Burim Pacollit

Reperi ‘Mossi’ në pranga, del para Gjykatës për sulmin ndaj Burim Pacollit

Çitaku reagon pas intervistimit të Martin Berishajt: Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë

Çitaku kritikon VV-në pas dekretit të Osmanit: Ambicia për kontroll po çon vendin në zgjedhje

Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj

Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

Osmani shpalli dekretin për shpërndarje të Kuvendit, reagojnë nga Lëvizja Vetëvendosje

Griset një flamur në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë të Jugut, policia nis hetimet

Griset një flamur në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë të Jugut, policia nis hetimet

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku: Mbështes Osmanin për shpërndarjen e Kuvendit, LDK vlerëson përgjegjësinë e saj për mbrojtjen e rendit kushtetues

“Kosova është shqiptare”, tifozët e Novi Pazarit iu kundërpërgjigjen atyre të Crvena Zvezdës

“Kosova është shqiptare”, tifozët e Novi Pazarit iu kundërpërgjigjen atyre të Crvena Zvezdës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën