Forcat policore kanë bastisur 7 lokacione në komunën e Shtërpcës.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar prokurori i çështjes, Rasim Maloku.
“Është duke u zbatu një urdhërkontrollë në 7 lokacione është në zbatim e sipër”, ka thënë Maloku për teve1.info
Ndryshe, në aksionin e parë të njohur si “Brezovica”, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ishin arrestuar 10 persona në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq./teve1.info