TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tetovë: Arrestohet anesteziologu që publikoi video të pacienteve nga Gjinekologjia

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Tetovë: Arrestohet anesteziologu që publikoi video të pacienteve nga Gjinekologjia

Policia e Tetovës e ka arrestuar të premten pasmesnate një mjek anesteziolog në Spitalin e Tetovës, pasi kishte xhiruar një video nga Reparti i Gjinekologjisë, të cilën më pas e kishte postuar në rrjetin e videove të shkurtra TikTok.

Arrestimi i mjekut është bërë pas denoncimit të bërë nga drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela.

Ai e ka cilësuar publikimin e videos si “të papranueshme”.

“Ky veprim për ne është i pakuptueshëm. Dënojmë çdo sjellje joprofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve”, ka thënë për TV21, drejtori i spitalit, Vela.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, anesteziologu (V.D) 43 vjeç, është ndaluar në fshatin Odër të Tetovës.

“Për rastin është njoftuar prokurori publik, dhe pas dokumentimit të tij do të merren masa adekuate”, është thënë në njoftimin e Policisë.

Oda e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut, e ka dënuar ashpër incidentin me anesteziologun dhe ka kërkuar marrjen e masave nga institucionet përkatëse.

“Kërkesa për respektimin e të drejtave personale nis nga respektimi i të drejtave të të tjerëve, në këtë rast të të drejtave të pacientëve. Në një kohë sa më të shkurtër do të thirren organet e Odës për shqyrtimin e rastit, dhe marrjen e veprimeve dhe masave”, është thënë në reagim.

“Mjekët janë të obliguar ta kryejnë profesionin e tyre me ndërgjegje dhe përgjegjësi, të respektojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e të sëmurëve dhe të ruajnë besimin e tyre”, ka thënë mes tjerash Oda.

Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, pasi qytetarët kanë kërkuar masa urgjente nga institucionet përkatëse, por edhe masa tjera për parandalimin e publikimeve të tilla që cenojnë privatësinë e njerëzve./rel

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë qëllimesh kishte grupi që u dëbua nga Mali i Zi në Serbi?

Çfarë qëllimesh kishte grupi që u dëbua nga Mali i Zi në Serbi?

Protestuesit kundër projektit të Zvërnecit shpalosin kërkesat e tyre

Protestuesit kundër projektit të Zvërnecit shpalosin kërkesat e tyre

Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Tragjedia në Shëngjin – mungojnë kullat e vrojtimit –  apel për pushuesit kosovarë

Tragjedia në Shëngjin – mungojnë kullat e vrojtimit –  apel për pushuesit kosovarë

Bie çmimi global i naftës

Ky është çmimi i naftës për sot

Dosja ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut: Vrasjet mizore, trajtimi çnjerëzor dhe dëbimi i rreth 20 mijë civilëve

Dosja ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut: Vrasjet mizore, trajtimi çnjerëzor dhe dëbimi i rreth 20 mijë civilëve

Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pamje

Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pamje

KQZ mban sot mbledhjen e radhës, shqyrtohet përbërja e KKZ-ve dhe plani informues për zgjedhjet lokale

Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga ora 11:00

LDK-ja mban sot tubimin përmbyllës të fushatës

LDK-ja mban sot tubimin përmbyllës të fushatës

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Ferizaj, nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar shqetësime në rrugë

Ngjarje e rëndë në Shëngjin: Pesë të rinj u morën nga dallgët, dyshohet për viktima

Sot varrosen dy të rinjtë nga Kosova që vdiqën tragjikisht në Shëngjin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën