Policia e Kosovës ka dhënë detaje për incidentin e zjarrit që ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti bëri të ditur për teve1.info se zjarri është lokalizuar, teksa raportohet vetëm për dëme materiale.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të një objekti, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Zjarri është lokalizuar, është raportuar vetëm për dëme materiale”, theksoi ajo.
https://teve1.info/lajmet/incident-zjarri-ne-hyrje-te-nje-banese-ne-ulpiane/