TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dy shoqe ukrainase gjejnë strehim te një familje kosovare

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Dy shoqe ukrainase gjejnë strehim te një familje  kosovare

Pavarësisht që kanë lënë Ukrainën e po gjejnë strehim në Kosovë, Maria Kudyrko dhe Julia Obodovska po vazhdojnë të shikojnë lajmet se çka po ndodh atje.

Me lot në sy dhe buzë dridhur, Maria po mendon për familjarët që ka lënë në katundin e saj, pak kilometra larg kryeqytetit Kiev.

“Atje më ka mbetur burri, nëna dhe familjarët e tjerë, të cilët nuk kanë mundur të ikin për shkak të moshës dhe për shkak të mos pranimit për të lënë vendlindjen ku janë rritur mirëpo unë flas me ta deri në 5 herë në ditë e secilën herë mendoj se a mund t’ua dëgjoj zërin më”, tha Kudyrko .

Maria rrëfen se kanë qëndruar 11 ditë në ato pjesë ku po zhvillohet lufta.

Pas kalimit të asaj sfide, ajo nuk lëshon asnjëherë duart e dy fëmijëve të saj.

“Kur kemi filluar ikjen ajo pjesa ka qenë plus minus e sigurte për ne, rruga deri në Moldavi nuk ishte e gjatë mirëpo kemi pritur 12 orë për të kaluar të njëjtën, kemi pasur vazhdimisht alarme dhe sirena për shpërthimin e ndonjë rakete mirëpo për fat të mirë, bombardimi nuk ndodhi afër neve, kaluam sigurt mirëpo me shumë frikë”, shtoi ajo.

Në anën tjetër, Julia Obodovska thotë se këtë ikje e ka bërë për hir të djalit të saj.

“Rruga ishte shumë e vështirë, në mbrëmje kemi vendosur dhe në mëngjes jemi nisur me veturë,kam ikur sepse nuk dua që fëmija im të traumatizohet duke i dëgjuar sirenat dhe bombardimet e njëpasnjëshme, mirëpo këtyre ju kemi thënë se do të bëjmë një udhëtim pasi ta duan të kthehen tek shokët e tyre, mirëpo unë kam vendosur ti largoj nga ai realitet i hidhur”, tha Obodovska.

Pavarësisht se vet është larguar nga lufta, Julia thotë se mendon vazhdimisht për personat që i njeh dhe kanë mbetur atje.

“Ato banesa janë të vjetra dhe nuk janë të sigurta për ta, njerëzit nuk kishin siguri saqë kur dëgjonin alarmet dilnin jashtë në rrugë për strehim. Sa herë po flas me ta, po mendoj se a do të shihemi edhe njëherë, këtë gjë e kam menduar edhe gjatë periudhës sa jam përshëndetur, diku i shikuar shumë prej tyre të moshuar me shpresë që do ti shoh edhe njëherë”, shtoi ajo.

Maria dhe Julia janë vendosur qe tre ditë në shtëpinë e Valon Zhdrellës në Prishtinë, dhe të njëjtat gjithë këtë rrugë prej 1500 km e kanë bërë me këtë veturë.

Raporti i gazetares Fetije Kamberi.

Tags: Lufta ne UkraineRefugjatet ne Kosove
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Rinumërimi i votave mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

“Info Nata”- 13.01.2026

“Info Nata”- 13.01.2026

City fiton ndaj Newcastlet

City fiton ndaj Newcastlet

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën