Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se ky ligj është kundër fëmijëve e kundër kombit.
“Të gjithë deputetëve të Kosovës(veqanti deputetëve të VETEVENDOSJES!) mos ta votojn ligjin që ua mundëson martesen gjinisë së njejtë. Ky ligj është kundër të ardhmes tonë, e kundër fëmijëve tonë, e kundër të ardhmes së kombit tonë. Dijeni se keni përgjegjësi para Zotit, por edhe para votuesve tuaj. Ndryshe do të ndëshkoheni me voten e qytetarit!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Projekt-Kodi i ri Civil për martesat e gjinisë së njëjtë ka shkaktuar reagime të shumta në vend.
Përmes këtij projekt-kodi Civil, siç është propozuar e miratuar në Qeveri, i hapet rrugë ligjore martesave të gjinisë së njëjtë në Kosovë. /Teve1.info/