Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar sulmin ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla që ndodhi mbrëmë në Prishtinë.
“Sulmuesit duhet të identifikohen dhe ndiqen penalisht”, thuhet në reagimin e tij.
Po ashtu Szunyog ka shkruar se liria e fjalës është vlerë thelbësore e BE-së dhe duhet të mbrohet.
“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e mediave profesionale dhe pluraliste në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.








