TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti kujton Agim Ramadanin: Sinonim i Betejës së Koshares

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti kujton Agim Ramadanin: Sinonim i Betejës së Koshares

Kryeministri Albin Kurti, ka kujtuar luftëtarin dhe heroin Agim Ramadani në 24-vjetorin e rënies në Betejën e Koshares.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Ramadani përherë do të kujtohet në gjithë kompleksitetin e profilit të tij.

“Sot bëhen 24 vite nga rënia dëshmor e Agim Ramadanit, trashëgimia ushtarake, politike dhe artistike e të cilit vazhdon ende të na befasojë, teksa shohim fotografitë, poezitë, pikturat dhe dorëshkrimet e tij. Poet, piktor, aktivist politik, ushtarak dhe patriot me shpirt artisti, Agim Ramadani do të studiohet dhe kujtohet në gjithë kompleksitetin e profilit të tij. Lavdi Agim Ramadanit dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. Një këmbë e stërvitur ushtarake që shkelë mbi një gur kufiri, është një nga imazhet më të njohura të luftës në Kosovë. Është këmbë e ushtarëve të UÇK-së, të komanduar nga Agim Ramadani, Komandant i Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shkelur gurin me mbishkrimin SFRJ (Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë), që për dekada të tëra e kishte shenjuar kufirin e vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve”,ka shkruar Kurti.

Njëherit, Kurti ka përmendur edhe ditën e tretë të luftimeve të Betejës së Koshares, më 11 prill 1999, ku heroi Agim Ramadani, ra dëshmor në përballje me forcat serbe.

“Ky veprim i Komandant Katanës dhe ushtarëve të tij nuk ishte thjesht një aksion operativ prej ushtaraku, por edhe një gjest i kulluar simbolik politik, i një strategu që me bashkëluftëtarët e tij, kishte organizuar sulmin dhe shembjen e kufirit ndarës me Republikën e Shqipërisë, nisur me aksionin e 9 prillit 1999.Në ditën e tretë të luftimeve të Betejës së Koshares, më 11 prill 1999, Agim Ramadani ra dëshmor në përballje me forcat serbe. Brigada e komanduar prej tij, mori emrin e komandantit të saj: Brigada 138 “Agim Ramadani”, kurse emri i këtij luftëtari dëshmor, u bë sinonim për gjithë Betejën e Koshares. I kthyer nga Zvicra ku kishte qenë i strehuar si emigrant politik, Agim Ramadani kishte hyrë në Kosovë në qershor të vitit 1998, duke iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai kishte lënë pas bashkëshorten Shukrijen, dy djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën”, thuhet tutje në postimin e Kurtit./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Tre të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në Shtime

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për Subvencionet 2026

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për Subvencionet 2026

Dogana kap radarë të padeklaruar kundër vjedhjes në Vërmicë

Dogana kap radarë të padeklaruar kundër vjedhjes në Vërmicë

Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Berisha: Mbështesim protestat për Zvërnecin, por kemi agjendën tonë

Izraeli sulm ndaj tendave të civilëve të zhvendosur në Gaza, një palestinez i vrarë dhe 16 të plagosur

Izraeli sulm ndaj tendave të civilëve të zhvendosur në Gaza, një palestinez i vrarë dhe 16 të plagosur

Prishtina me aktivitet për vetëdijesimin e fëmijëve mbi mbrojtjen e mjedisit

Prishtina me aktivitet për vetëdijesimin e fëmijëve mbi mbrojtjen e mjedisit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën