TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Manchester City dhe Inter i afrohen gjysmëfinales në Champions League

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Manchester City dhe Inter i afrohen gjysmëfinales në Champions League

Supergoli i Rodrit në pjesën e parë dhe golat e Bernardo Silvas dhe Erling Haalandit në të dytën i siguruan fitoren bindëse Manchester Cityt ndaj Bayernit.

City e Bayerni u takuan të martën mbrëma në “Etihad”, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kampioni anglez fitoi me rezultatin 3:0. Kështu skuadra e Pep Guardiolas ka bërë hap të madh drejt gjysmëfinales.

Rodri në minutën e 27-të shënoi gol të bukur me goditje nga distanca. Të tjera raste kishte Manchester City në pjesën e parë, ndërsa në disa situata rrezikoi edhe Bayerni.

Kampioni gjerman e hapi më mirë pjesën e dytë, por nuk konkretizoi. Ndërkohë Bernardo Silva shënoi me asistim të Haalandit në minutën e 70-të. Golin e solli gabimi i Dayot Upamecanos në gjysmëfushën e Bayernit.

Një tjetër pakujdesi e Bayernit solli golin e tretë të Cityt. Haaland shënoi për 3:0 në minutën e 76-të. Ai shfrytëzoi pasimin e John Stones.

Ndeshja e kthimit luhet më 19 prill në Munih, por City është në situatë të favorshme për të kaluar në gjysmëfinale të Championsit.

Në sfidën tjetër, edhe Inter ia doli të merrte një rezultat mjaft shpresëdhënës në transfertë teksa mposhti me shifrat 0-2, Benficën.

Zikaltërit i gjetën dy golat në pjesën e dytë, fillimisht me Nicolo Barellën dhe më pas me Romelu Lukakun që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Në San Siro, Inter niset i qetë dhe me një këmbë në gjysmëfinalet e Champions League.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Policia ndalon veturën me municion dhe radiolidhje në Kllokot

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

​Ish-punëtorët e “Trepçës” akuzojnë për degradim dhe ndërprerje të padrejtë të kontratave

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Lëndohet një i mitur nga eksplodimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet një person në Obiliq pasi sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën