TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova do të futet në Bursën e Energjisë në muajin shtator

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kosova do të futet në Bursën e Energjisë në muajin shtator

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bëri të ditur sot se, Kosova do të futet në Bursën e Energjisë (ALPEX) në muajin shtator.

“Presim që gjatë muajit shtator të fillojmë ankandin e parë që do të tregtohet përmes ALPEX në zonën tregtare të Kosovës dhe njëkohësisht edhe bashkimin e tregjeve Kosovë-Shqipëri”, deklaroi Rizvanolli gjatë ceremonisë për hapjen e ankandit të parë të tregut që u zhvillua në Tiranë.

Duke folur për ndikimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ajo tha se, sektori i energjisë ishte më i prekuri.

“Sektori i Energjisë ishte më i prekuri duke rritur barrën për qeveritë dhe qytetarët tanë. Në këtë kontekst është bërë më e qartë se kurrë se sa e rëndësishme është të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe vendeve me të cilat ndajmë vlerat dhe qëllimet. Qasja jonë për të adresuar krizën, si qeveri e Kosovës është fokusuar në tre drejtime, diversifikimin e burimeve të energjisë, rritjen e kursimit dhe eficencës, dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe integrimin e tregut dhe një hap i rëndësishëm në këtë drejtim po bëhet sot”, deklaroi Rizvanolli.

Sipas saj, Shqipëria dhe Kosova rritën bashkëpunimin ndërmjet tyre duke bërë që të dy vendet të mund të mbrohen nga importi i shtrenjtë i energjisë elektrike duke u kursyer rreth 50 milionë euro qytetarëve të Kosovës dhe po aq edhe atyre të Shqipërisë.

Ministrja Rizvanolli theksoi se, tregu i përbashkët krijon mundësi të reja biznesi. Kjo, vuri në dukje ajo, do të rrisë përfitimet dhe standardet e shërbimit.

“Në periudhë afatgjatë objektiv i qeverisë së Kosovës është garantimi i sigurimit të furnizimit dhe mbrojtja e qytetarëve dhe bizneseve nga çmimet e larta, deri sa bëjmë një tranzicion drejt energjisë së pastër. Dy qeveritë tona ndajnë të njëjtin objektiv mbi modelin e synuar të energjisë elektrike ndaj qëndrojmë fuqishëm pas zotimit tonë për të liberalizuar e integruar tregjet tona të energjisë elektrike. Tani përmes ALPEX jemi një hap më para arritjes së këtij synimi. ALPEX do të shërbejë si operator për menaxhimin e tregjeve, market ky që zbaton praktikat më të mira europiane”, tha ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Rizvanolli./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit dhe është në kërkim

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Vritet një person në Gjilan

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

​Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën