Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se çdo përpjekje që mund ta bëjë partia në pushtet për të mos i respektuar vendimet e Kushtetueses, e çon vendin në krizë politike e institucionale dhe paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.
Këto komente Halimi i ka bërë në ditën kur shënohet 15-vjetori i miratimit të Kushtetutës.
“Përgjatë një periudhe aq të shkurtër të mandatit të këtij pushteti, kemi jo vetëm shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës së Republikës, por edhe diskurs publik antikushtetues”, ka shkruar ajo.