TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq paralajmëron platformë të përbashkët me politikanët serbë të Kosovës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Vuçiq: Serbia do dialog dhe kompromis, por ka parimet e veta

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas një takimi me disa përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës, më 7 prill, ka deklaruar se pas shtatë ditësh do të dalë me “konkluzionet e përbashkëta” në lidhje me zgjedhjet në veri të Kosovës dhe “të gjitha ngjarjet e ardhshme”.

Vuçiq ka përsëritur se “përfaqësuesit serbë” nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e shpallura për 23 prill, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Presidenti i Serbisë nuk dha detaje nga takimi, duke thënë se konsultimet e radhës të ekipeve të Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve nga Kosova do të mbahen në Rashkë, në jug të Serbisë dhe më pas do të dalin me “platformë e përbashkët”.

Siç tha ai, platforma do të përfshijë masa të sigurisë, politike, ekonomike dhe sociale për popullatën serbe në Kosovë. Vuçiq nuk ka saktësuar se për çfarë masash bëhet fjalë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat e veriut të Kosovës po mbahen pasi kryetarët e komunave, nga radhët e Listës Serbe, dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar në kuadër të daljes kolektive të serbëve të veriut të vendit nga institucionet e Kosovës.

Këtë e bënë për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës, i cili më vonë u pezullua, duke u bazuar në një marrëveshjeje me Serbinë në kuadër të dialogut.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, nuk u paraqit për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, deri në përfundimin e afatit, më 22 mars.

Vendet e QUINT-it (SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) njoftuan më 24 mars se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës janë në përputhje me ligjet, si dhe shprehën keqardhjen që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi “të drejtën demokratike për të marrë pjesë në to”.

Në takim mori pjesë edhe Millan Radoiçiq

Në takimin me presidentin e Serbisë, bashkë me përfaqësues të tjerë politikë të serbëve nga Kosova, i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britania e Madhe, për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe krim të organizuar ndërkombëtar, raporton REL.

Radoiçiq është në arrati nga autoritetet e Kosovës për shkak të akuzave për korrupsion, ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla e cilësoi atë si një nga drejtuesit e strukturave kriminale në veri të Kosovës.

Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk i njeh as akuzat e autoriteteve kosovare. Beogradi zyrtar, gjithashtu ka vendosur që të mos i zbatojë sanksionet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, sepse për një gjë të tillë nuk ka detyrime ndërkombëtare.

Tags: Aleksandar Vuçiqplatformapolitikanët serb
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë, Carney zotohet të intensifikojë bisedimet tregtare

​Trump vendos tarifa prej 50% për Kanadanë, Carney zotohet të intensifikojë bisedimet tregtare

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Qeveria shpalli gjendje krize 30-ditore në Gostivar për shkak të ndotjes së ujit

Qeveria shpalli gjendje krize 30-ditore në Gostivar për shkak të ndotjes së ujit

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

“Info Nata”- 21.07.2026

“Info Nata”- 21.07.2026

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën