Përmes një njoftimi për media, Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se konferenca do fillojë nga ora 14:30.
“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca e njëmbëdhjetë për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të enjten, më 24 mars, në orën 14:30”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.