TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haxhiu – Deliu-Kodrës: Rrëzimi i Ligjit për KPK-në është lajm i mirë vetëm për juve

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Haxhiu – Deliu-Kodrës: Rrëzimi i Ligjit për KPK-në është lajm i mirë vetëm për juve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në raport me ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ka thënë se nuk është lajm i mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, raporton teve1.info.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Haxhiu i është kundërpërgjigjur deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, duke i thënë se vendimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin e KPK-së është lajm i mirë për opozitarët dhe për grupet e interesit brenda drejtësisë.

“Zonja Deliu, së pari vendimi apo aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për ligjin për KPK-në nuk është lajm i mirë për drejtësi, është lajm i mirë vetëm për juve si parti opozitare dhe për grupet e interesit brenda drejtësisë, të cilat ia kanë zënë frymën sistemit të drejtësisë”, ka thënë ministrja.

Ajo i është drejtuar partive opozitare duke deklaruar që kanë përgjegjësi për ndrydhjen e sistemit të drejtësisë.

“Sa kanë përgjegjësi sistemi i drejtësisë për mosveprim dhe neglizhencë, po aq keni edhe ju përgjegjësi që e keni ndrydhur e shtrydhur sistemin e drejtësisë për interesat e juaja personale”.

Ajo ka thënë se sistemi i drejtësisë nuk do të jetë më për interesat personale të individëve, pasi që sipas saj, me Qeverinë Kurti nuk do të ndodhë më ashtu.

“Me Qeverinë Kurti nuk do të ndodhë më ashtu, sepse sistemi i drejtësisë do të jetë i pavarur, transparentë, efikas e llogaridhënës. Por, është lajm i keq edhe për qytetarët e Kosovës ky aktgjykim, sepse ju e dini shumë mirë që njëra nga arsyet  kryesore që ne si parti politike dhe qeveri kemi marrë mbështetje shumë të madhe nga qytetarët. Janë dy zotime tona para qytetarëve: drejtësi dhe zotim. Pra, qytetarët janë të etur për drejtësi, qytetarët e duan sundimin e ligjit, qytetarët e duan shtetin e së drejtës, prandaj aktgjykimi është lajm i keq për qytetarët e Kosovës, për shtetin e së drejtës e për sundimin e ligjit”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo gjatë fjalimit ka thënë se nuk do të lejohet korporatizmi brenda KPK-së.

“Më duhet të ju dëshpërojë, sepse në asnjë moment nuk do ta tolerojmë korporatizmin brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës”, shtoi ministrja. /teve1.info/

Tags: Albulena HaxhiuKPKKuvendi i Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

ATK paralajmëron inspektime në gjithë Kosovën për bizneset e paregjistruara

Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues, dyshohet se mundësoi futjen e kontrabandës brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës

Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues, dyshohet se mundësoi futjen e kontrabandës brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës

Veliu kritikon Abdixhikun: Nuk shpëtohet duke u kapur pas strukturave të kontrolluara

Veliu kritikon Abdixhikun: Nuk shpëtohet duke u kapur pas strukturave të kontrolluara

Rruga “Hazir Shala” në lagjen Kalabria në gjendje të rëndë prej 8 vitesh, banorët ankohen për vështirësi në qarkullim

“Matrix”- 02.02.2026

Shtatë ankesa dorëzohen në PZAP pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Shtatë ankesa dorëzohen në PZAP pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

“Ka qenë sikur akull i patinazhit”- banorët e fshatit Vranidoll ankohen për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

“Ka qenë sikur akull i patinazhit”- banorët e fshatit Vranidoll ankohen për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën