TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ylli të pamëshirë ndaj Vëllaznimit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ylli të pamëshirë ndaj Vëllaznimit

Kampioni aktual i Superligës, Ylli, ka kaluar lehtë ndeshjen e parë të serisë çerekfinale të PlayOffit ndaj Vëllaznimit në 13 qershori sonte, duke shënuar fitore të thellë.

Suharekasit kanë dominuar që nga çereku i dytë, ndërsa se do të shkonte kështu ndeshja u pa që në fillim, pasi që te Vëllaznimi aktualisht ka mbetur vetëm një lojtar i huaj, derisa të tjerët ishin të gjithë vendorë.

E ekipi i Adis Beciragicit me bankë të gjerë krahasuar me gjakovarët nuk pati fare problem për të shkuar drejt fitores, ku trajneri boshnjak i dha mundësi 11 lojtarëve nga 12 të shijojnë ndeshjen, për të fituar në fund 111-86 [25-22, 29-16, 27-17, 30-31].

Më efikasi te Ylli në këtë fitore ka qenë Rashun Davis që dha 26 pikë dhe bëri 8 asistime, ndërsa 16 pikë dha Bashir Ahmed që regjistroi edhe 9 kërcime në llogari të tij.  Nga 13 pikë shënuan Demetris Morant dhe Ardit Pepaj në fitore, që bën që Ylli të merr epërsinë 1-0 në seri dhe i duhet edhe një fitore për të kaluar në gjysmëfinale të PlayOffit.

Vëllaznimi në anën tjetër, i kënaqur me mbijetesë në Superligë ka luftuar aq sa ka mundur me forcat në dispozicion në ndeshje, ku Atik Koshi luajti me 18 pikë, ndërsa Shëndrit Llapi ishte i vetmi që kreu lojën me double-double duke dhënë 12 pikë e duke bërë 14 kërcime në lojë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spanja pa Yamalin e Williamsin ndaj Kepit të Gjelbër

Spanja pa Yamalin e Williamsin ndaj Kepit të Gjelbër

Tunizia shkarkon selektorin Lamouchi

Tunizia shkarkon selektorin Lamouchi

Tifozët e Japonisë vazhdojnë me traditën e pastrimit

Tifozët e Japonisë vazhdojnë me traditën e pastrimit

Cucurella zyrtarizohet te Real Madridi

Cucurella zyrtarizohet te Real Madridi

Djali i princeshës së kurorës norvegjeze dënohet me katër vjet burg për dy akuza për përdhunim

Djali i princeshës së kurorës norvegjeze dënohet me katër vjet burg për dy akuza për përdhunim

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Emisioni “Ditari” 15.06.2026

Emisioni “Ditari” 15.06.2026

Spanja pa Yamalin e Williamsin ndaj Kepit të Gjelbër

Spanja pa Yamalin e Williamsin ndaj Kepit të Gjelbër

Bie numri i lindjeve në Kosovë

Bie numri i lindjeve në Kosovë

Telekomi i Kosovës ka siguruar qasje të gjerë në Kupën e Botës FIFA 2026 për qytetarët e Kosovës

Telekomi i Kosovës ka siguruar qasje të gjerë në Kupën e Botës FIFA 2026 për qytetarët e Kosovës

Rama: Pagesa për Trafikun Urban u realizua, falënderim punëtorëve për korrektësinë

Rama: Neglizhenca e Qeverisë po u kushton qytetarëve me jetë dhe miliona euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën