TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zelensky dhe Von der Leyen flasin për sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zelensky dhe Von der Leyen flasin për sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë së cilës diskutuan lidhur me sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

“U bisedua për mbështetjen për Ukrainën, por në veçanti, nevojën për të përgatitur paketën e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë”, njoftoi zyra e Zelenskyt.

Më 24 shkurt, në përvjetorin e parë të fillimit të pushtimit rus të Ukrainës nga Rusia, BE-ja miratoi paketën e 10-të të sanksioneve .

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, paralajmëri atëherë se blloku evropian do të vazhdojë vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë – dhe do ta bëjmë këtë për aq sa të ketë nevojë, derisa Ukraina të çlirohet nga agresioni brutal rus”.

Në paketën e 10-të përfshihen sistemet e armatimit, si dronët, raketat, helikopterët dhe kamerat termike në listën e eksporteve të ndaluara. BE-ja vendosi gjithashtu kufizime të tjera në importin e produkteve që gjenerojnë të hyra për Rusinë, përfshirë asfaltin dhe gomën sintetike.

Në listë u shtuan edhe 96 subjekte që mbështesin kompleksin ushtarak dhe industrial rus, përfshirë edhe shtatë kompani iraniane që prodhojnë dronë ushtarakë për Moskën.

Pas telefonatës, Von der Leyen, në një postim në Twitter tha se Ukraina do të jetë një temë e rëndësishme gjatë takimeve të saj me presidentin kinez, Xi Jinping, në Pekin. Ajo dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, do ta vizitojnë Kinën nga data 5 deri më 7 prill. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Dy të vrarë në incidente të ndara në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron shtim të forcave

Dy të vrarë në incidente të ndara në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron shtim të forcave

Huthët tentojnë sulm me raketë ndaj Riadit

Huthët tentojnë sulm me raketë ndaj Riadit

Kurti takon kongresistin Lawler: Diskutohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti takon kongresistin Lawler: Diskutohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot mbahet marshi studentor në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së

Sot mbahet marshi studentor në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së

Parashikimi i motit

Moti sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme

IHMK njofton për ndryshimet e motit deri në fundjavë

I kërcënoi alpinistët se do i pres në fyt – Komuna e Junikut thirrje policisë: Trajtojeni rastin, personi s’eshtë banor i yni

“Liria ka Emër” paralajmëron vazhdimin e protestave

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Milan fiton thellë ndaj Lecces

Milan fiton thellë ndaj Lecces

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën