Një qytetar është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht një pjesëtar të Policisë në stacionin policor në Prishtinë, raporton teve1.info
Sipas raportit të Policisë, viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Andrea Gropa, Prishtinë 31.03.2023-11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në stacionin policor, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.