Sot në 24-vjetorin e masakrës në Pastaselë të Rahovecit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se përgjegjësit janë ende të pandëshkuar.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se “dora barabare nuk i ka kursyer as të miturit”, përcjell teve1.info
“Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan 24 vjet më parë në Pastasel të Rahovecit. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Përgjegjësit për këtë krim makabër mbesin ende të pandëshkuar! Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë. Lavdi!”, ka shkruar ai.
Masakra në Pastaselë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999.
Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth. /Teve1.info/







