TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama në Samitin e Demokracisë: Reforma në drejtësi, themel i agjendës sonë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rama nga SHBA-ja: Shpallja “non grata” e Berishës, meritë e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte folës në Samitin e Demokracisë, organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Rama mes tjerash ka thënë se si një vend që ka përjetuar errësirën e regjimit diktatorial dhe mungesën e lirive bazë, që prej momentit që është bërë pjesë e bashkësisë së demokracive, Shqipëria ka dëshmuar jo vetëm angazhim kombëtar për të ndërtuar një shtet demokratik, por po ashtu ka ecur me këmbëngulje në rrugëtimin e saj sfidues pikërisht drejt këtij destinacioni të ri.

Ai është shprehur se kurrë nuk do të mund të falënderojnë mjaftueshëm aleatët strategjikë, ShBA-në dhe BE-në.

“Si një vend që ka përjetuar errësirën e regjimit diktatorial dhe mungesën e lirive bazë, që prej momentit që është bërë pjesë e bashkësisë së demokracive, Shqipëria ka dëshmuar jo vetëm angazhim kombëtar për të ndërtuar një shtet që mbështetet te institucionet demokratike, por po ashtu ka ecur me këmbëngulje në rrugëtimin e saj sfidues pikërisht drejt këtij destinacioni të ri në historinë tonë. Ne kurrë nuk do të mundemi të falënderojmë mjaftueshëm modelet tona dhe aleatët tanë strategjikë, ShBA-në dhe BE-në, që na frymëzojnë në këtë rrugë të re, plot kthesa”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama në adresimin e tij ka theksuar se, Shqipëria është anëtare krenare e kësaj bashkësie demokracish, duke dëshmuar vlerat dhe bindjet e saj në arenën ndërkombëtare. Më tej ai ka folur për revolucionin digjital të shërbimeve publike që është bërë në Shqipëri.

“Revolucioni digjital i shërbimeve publike në Shqipëri, që nisi vetëm me pak shërbime në e-Albania disa vjet më parë, u ka dhënë qytetarëve tanë tanimë mundësinë e marrjes së 1,225 shërbimeve online ose rreth 95% të të gjitha shërbimeve publike, që nënkupton më shumë transparencë dhe jo më ryshfet në ndërveprimin midis shtetit dhe qytetarëve të tij. Kjo nuk do të thotë se mund të deklarojmë fitoren kundër korrupsionit, por thjesht se mund të provojmë ambicien tonë, vullnetin dhe këmbënguljen tonë për ta luftuar atë me një vizion të qartë modernizimi”, ka thënë Rama.

Duke folur për reformën në drejtësi, ai ka shtuar se falë një reforme të tillë tërësore dhe institucioneve krejt të reja të drejtësisë, ajo çfarë ishte historikisht e paimagjinueshme deri pak vite më parë, po bëhet praktikisht e mundur.

“Reforma jonë në drejtësi, që është në themel të agjendës sonë të reformave transformuese, po i tregon më në fund vendit se, po, të luftosh korrupsionin është jo vetëm e mundshme, por e bëshme. Ndaj, falë një reforme të tillë tërësore dhe institucioneve krejt të reja të drejtësisë, ajo çfarë ishte historikisht e paimagjinueshme deri pak vite më parë, po bëhet praktikisht e mundur: individët e lidhur me pushtetin dënohen dhe ndiqen penalisht. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Si pjesë e Nismës së Partneritetit për Qeverisje të Hapur, Shqipëria vazhdon të punojë drejt një qeverisjeje më të hapur, më reaguese dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve të saj. Ne jemi krenarë që gjendemi në krye të indeksit të OKB-së për pjesëmarrjen e grave në qeverisje dhe që shohim sesi hendeku gjinor në forcën e punës zvogëlohet çdo vit me hapa të qëndrueshme – nga më shumë se 20% më pak 10 vite më parë, në më pak se 14% sot”, ka thënë Rama.Kryeministri Rama ka bërë të ditur se është bërë shumë punë në të gjitha frontet, por duhet bërë edhe më shumë, ndaj, kjo është ajo për të cilën luftojnë, duke u qenë të përqendruar te destinacioni i ri i integrimit të plotë të Shqipërisë në komunitetin euroatlantik dhe duke i shërbyer këtij qëllimi krah për krah me aleatët./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

​Trump thotë se marina amerikane ka ndaluar dhe kapur një anije mallrash me flamur iranian

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

8 fëmijë të vrarë në një sulm me armë në ShBA

8 fëmijë të vrarë në një sulm me armë në ShBA

Video propagandistike në stilin Lego: Nga narrativa anti-amerikane e Iranit te ndikimi në Ballkan

Video propagandistike në stilin Lego: Nga narrativa anti-amerikane e Iranit te ndikimi në Ballkan

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

​Trump thotë se marina amerikane ka ndaluar dhe kapur një anije mallrash me flamur iranian

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës Tetovë-Prizren

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Flamur Fetahu kryetar i degës së AAK-së në Gjakovë

Auto Draft

“I LOVE YOU” – prizrenasi synon t’ia shkruaj të fejuarës indoneziane në 5 kontinente

Auto Draft

Shtëpia me 99 fotografi për eksodin e vitit ’99-të

Auto Draft

Shkollave që iu vendos dryni në Skenderaj

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Policët në pritje të pagesave për shtesa, lëndët pritet t’i kalojnë Gjykatës Administrative

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën