TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Petkoviq: Vendimi i Kushtetueses së Kosovës për Asociacionin dhe qëndrimi i ShBA, i parëndësishëm

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Petkoviq i reagon Osmanit për deklaratat ndaj Vuçiqit: Një mizë i ra ariut

Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se në vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë më 4 prill në Bruksel do të ndërmerren hapa konkretë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit me vija të kuqe të shënuara qartë – që Beogradi kurrë nuk do të pajtohet që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së dhe se Beogradi as de fakto dhe as de jure nuk do ta njohë Kosovën.

Petkoviq tha se ndër obligimet e para që duhet të përmbushen, e paraparë me tekstin e aneksit, është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe kjo, thekson ai, është në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse nga dialogu në të cilat janë të përcaktuara qartë kompetencat e tij thelbësore.

“Vijat tona të kuqe janë se Beogradi nuk do të pajtohet kurrë që e ashtuquajtura Kosova të bëhet anëtare e OKB-së dhe se Beogradi as de fakto dhe as de jure nuk do ta njohë të ashtuquajturën Kosovë. Ne mund të diskutojmë gjithçka tjetër që është rënë dakord në aneks dhe shikoni se si do ta zbatojmë atë”, tha Petkoviq për Radio Beogradin.

Petkoviq ka shtuar se kur bëhet fjalë për kompetencat e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nuk janë të rëndësishme as vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, as letra e Federica e Mogherinit dhe as qëndrimet e Escobar dhe Chollet të publikuara në formë të editorialit.

“Gjithçka mund të dëgjojmë ditët e fundit nga ato që do të thuhen në Prishtinë, me qëllim shmangien e detyrimeve që kanë për formimin e Asociacionit, se do ta formojnë në përputhje me vendimet e të ashtuquajturës Gjykatë Kushtetuese, konform letrës së njëanshme të Mogherinit, Isa Mustafës apo në bazë të disa shkrimeve gazetareske, çka është absolutisht e pakuptimtë. Dihet saktësisht se çfarë është dakordësuar në Bruksel, bëhet fjalë për marrëveshjen e parë të vitit 2013. Po në të njëjtin vit është miratuar plani i zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, kemi marrëveshje për fushëveprimin dhe mandatin e ekipit drejtues e më pas parimet e përgjithshme për Asociacionin të vitit 2015, ku është përcaktuar qartë se cilat janë kompetencat thelbësore të Asociacionit, qëllimet e saj, organet, si funksionon, përfshirë pikën 16 e cila përcakton saktësisht se Beogradi e financon atë” ka thënë Petkoviq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Behrami: Me kërkesën për 45 vite burg u shua shpresa për drejtësi në Gjykatën Speciale

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Nesër protestë dy-orëshe në shkollën “Pavarësia”

Emisioni “Info Nata” 09.02.2026

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Shi e borë, parashikimi i motit për nesër

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Kulla: Politikanët shqiptarë të mësojnë nga ekonomia, jo të bëjnë fotografi në SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën