TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hilli thotë se do të shohë se çfarë mund të bëjë për ankesat e shqiptarëve në Luginë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Hill në Preshevë, pritet nga Arifi

Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka thënë se do të shohë se çfarë mund të bëjë lidhur me adresimin e problemeve të shqiptarëve në Serbi

Diplomati amerikan ka thënë se në takimin që ka zhvilluar me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin, është njoftua detajisht rreth sfidave të qytetarëve.

“Ne kemi pasur një diskutim të detajuar dhe kryetari më ka njoftuar në detaje rreth problemeve të qytetarëve në Preshevë. Do të kthehem në Beograd dhe më leni të mendoj dhe të shoh se si mund të jem i dobishëm por mendoj se është shumë e rëndësishme se njerëzit e kanë të qartë në atë çfarë e thonë dhe çfarë kërkojnë”, ka thënë ai.

Duke folur për dialogun Kosovë –  Serbi, Hill ka thënë se takimet e Ohrit kanë dhënë rezultate shumë të mira që do të ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Kurse, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se për t’u përfshirë në negociata, kërkojnë të drejta të barabarta për shqiptarët e Luginës me të minoriteteve në rajon.

“Ne duam të kontribuojmë por me një kërkesë që të drejtat tona në Luginë të Preshevës të respektohen, të garantohen ashtu siç i garantohen të gjitha minoriteteve në rajon dhe te ne jo vetëm që të garantohen dhe respektohen por edhe të shtohen edhe në atë aspektin e sasisë sepse ne kemi mangu në drejtat tona në jetën tonë. Na kemi mangu edhe në investimet nga Qeveria Serbe në Luginë të Preshevës. Ne kemi një diskrepancë mes asaj që kanë minoritetet e tjera në rajon në të drejta dhe ne në Luginë të Preshevës. Kjo ka qenë kërkesa ime dhe këtu ka zënë shumë vend plani shtatë pikësh i cili duhet të kontekstualizohet në ditët e sotme sepse është plan më i vjetër po i cili në parim i përmban kërkesat tona për ta krijuar një kualitet të jetës në Luginë të Preshevës përveç asaj të pasivizimit e cila ka qenë një temë e veçantë e jona për të cilën e informova në detaje ambasadorin dhe i cili me këtë çështje tash shpresojmë të kthehet në Beograd”, ka deklaruar Arifi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bill Clinton kritikon retorikën anti-islame: Jam lodhur me njerëzit që i nënçmojnë myslimanët

Bill Clinton kritikon retorikën anti-islame: Jam lodhur me njerëzit që i nënçmojnë myslimanët

Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia

Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia

Italia dhe Spanja heqin kontrollet kufitare që u vendosën pas fluksit të emigrantëve në Ceuta

Italia dhe Spanja heqin kontrollet kufitare që u vendosën pas fluksit të emigrantëve në Ceuta

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

​Bitcoin bie nën 82 mijë dollarë, pasiguria në tregje godet kriptovalutat

Thaçi s’deklarohet për akuzat e reja

Specialja rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për dëshminë me shkrim

Bill Clinton kritikon retorikën anti-islame: Jam lodhur me njerëzit që i nënçmojnë myslimanët

Bill Clinton kritikon retorikën anti-islame: Jam lodhur me njerëzit që i nënçmojnë myslimanët

FSK realizon ushtrimin ndërinstitucional “Digital Siege 2026” për forcimin e sigurisë kibernetike

FSK realizon ushtrimin ndërinstitucional “Digital Siege 2026” për forcimin e sigurisë kibernetike

Kurti takohet me ministrin francez për Evropën: Mbështetja e Francës, e rëndësishme për integrimin e Kosovës në BE

Kurti takohet me ministrin francez për Evropën: Mbështetja e Francës, e rëndësishme për integrimin e Kosovës në BE

Inspektorati ndalon punimet në 12 objekte ndërtimi në Rahovec për shkak të parregullsive në siguri

Inspektorati ndalon punimet në 12 objekte ndërtimi në Rahovec për shkak të parregullsive në siguri

Maqedonci ligjëron para studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame për sistemin e mbrojtjes së Kosovës

Maqedonci ligjëron para studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame për sistemin e mbrojtjes së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën