Sot, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me përfaqësues të pakicave për të diskutuar rolin dhe mbështetjen e tyre në implementimin e marrëveshjes që parasheh normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike në Kosovë.
Sipas ambasadorit, komunitetet pakicë luajnë rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e Kosovës.
“Përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike të Kosovës dhe luajnë një rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e Kosovës. Kontributi i tyre në arritjen e progresit në rrugën e integrimit të Kosovës në BE është i domosdoshëm”, deklaroi Szunyog. /teve1.info/