TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Begaj: Austria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Begaj: Austria mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Pesidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj deklaroi sot se vizita e Presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen në Tiranë është dëshmi e angazhimit serioz të Austrisë në procesin integrues të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor “si një vend me arritje të shumta në këtë rajon me vëmendje dhe angazhim të vazhdueshëm që rajoni ynë të jetë pjesë e familjes evropiane”.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun austriak, Begaj tha se “kjo vizitë është një tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të një rëndësie të veçantë. Austria është partner dhe mik historik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndamë pikëpamjen e përbashkët se marrëdhëniet shqiptaro-austriake përjetojnë një klimë të mirë bashkëpunimi dhe se dialogu politik është intensifikuar përfshirë nivelin e vizitave”, tha ai.

Begaj tregoi se presidentin austriak e informoi për përparimin e bërë në zbatimin e reformave në integrimin evropian dhe të rezultateve konkrete në plotësimin e kritereve në këtë drejtim.

“I konfirmova vendosmërinë e Shqipërisë për të vijuar me ritme të shpejta angazhimin për të përmbushur të gjitha detyrimet si një vend kandidat për anëtar në BE. E sigurova që Shqipëria mbetet e dedikuar në të gjithë nivelet për rezultate të dukshme në reformën në drejtësi. Brenda kompetencave kushtetuese mbetem tërësisht i angazhuar për mbështetjen e ecurisë së reformës në drejtësi që të gjitha institucionet e larta të drejtësisë të arrijnë standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian, që Shqipëria të forcojë shtetin e të drejtës , garant të cilësisë së demokracisë dhe një sistem drejtësie që gëzon besimin e plotë të shtetasve tanë dhe respekt ndërkombëtar”, nënvizoi Begaj.

Presidenti shqiptar, duke folur për Kosovën tha se “shumë e rëndësishme është mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të shtëna me armë gjatë një operacioni antidrogë në Qafështamë

Të shtëna me armë gjatë një operacioni antidrogë në Qafështamë

Irani: Katari do t’i paraqesë SHBA-së idetë e Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Irani: Katari do t’i paraqesë SHBA-së idetë e Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Hyn në fuqi ndalimi i SHBA-së për importet nga Kanadaja me vlerë 1 miliard dollarë

Hyn në fuqi ndalimi i SHBA-së për importet nga Kanadaja me vlerë 1 miliard dollarë

Vuçiq tenton të justifikojë në CNN nderimet për kriminelin e luftës Mlladiq: S’kemi bërë asgjë të keqe

Vuçiq tenton të justifikojë në CNN nderimet për kriminelin e luftës Mlladiq: S’kemi bërë asgjë të keqe

​Kusari-Lila: Së pari të zgjedhet presidenti, e më pas të ndryshohet ligji për Dhomat e Specializuara

​Kusari-Lila: Së pari të zgjedhet presidenti, e më pas të ndryshohet ligji për Dhomat e Specializuara

Kurti në konferencën për zhvillimin rural: Duam ta transformojmë bujqësinë në Kosovë

Kurti në konferencën për zhvillimin rural: Duam ta transformojmë bujqësinë në Kosovë

Pas Skenderajt, edhe Malisheva miraton Deklaratën kundër Gjykatës Speciale

Pas Skenderajt, edhe Malisheva miraton Deklaratën kundër Gjykatës Speciale

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Caktohen gjyqtarët e Apelit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin

4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni

Tridhjetë objekte në lagjen “Arbëria” do të kyçen në ngrohtoren e kryeqytetit

Rama pas miratimit të buxhetit: Investimet që e çojnë Prishtinën përpara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën