TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protesta masive në Izrael pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Protesta masive në Izrael pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Izraelit, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Shkarkimi i tij ka ndodhur pasi Gallant ka folur hapur kundër planeve kontroverse të Qeverisë për të ndryshuar sistemin gjyqësor.

Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topi uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut.

Në mëngjesin e së hënës, presidenti izraelit, Isaac Herzog, i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndalë reformat.

“Për hir të unitetit të popullit të Izraelit, për hir të përgjegjësisë, u bëj thirrje që të ndalni menjëherë procesin legjislativ”, ka thënë ai në Twitter, duke shtuar se “sytë e të gjithë izraelitëve janë te ju”.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuara për këto zhvillime dhe kanë bërë thirrje për kompromis.

Në reforma përfshihen planet që Qeveria izraelite të ketë kontroll në komitetin që emëron gjyqtarët.

Diçka e tillë ua vështirëson gjykatave largimin e një lideri që vlerësohet se nuk është i përshtatshëm për pushtet.

Disa besojnë se një ndryshim i tillë i përshtatet Netanyahut, pasi ai veçse po përballet me gjyqin për korrupsion.

Netanyahu ka thënë se reformat janë të dizajnuara për t’ua pamundësuar gjykatave një pushtet të plotë dhe se këto ndryshime janë votuar nga publiku në zgjedhjet e fundit.

Pas protestave të mbajtura jashtë shtëpisë së Netanyahut, protestuesit – shumica duke mbajtur në duar flamuj izraelitë – u janë shmangur forcave policore për të arritur para ndërtesës së Parlamentit izraelit, të njohur si Knesset.

Një punëtore qeveritare i ka thënë transmetuesit britanik BBC se beson që Netanyahu “e ka kaluar secilën linjë që kemi në këtë shtet demokratik”.

“Ne jemi duke mbrojtur copën e fundit të demokracisë që kemi, dhe nuk mund të na rrëshqasë kështu. Nuk mund të bëj asgjë derisa të mos e ndalim këtë çmenduri”, ka thënë ajo.

Në Tel Aviv, protestuesit e kanë bllokuar një prej autostradave kyçe për më shumë se dy orë, dhe më pas policia i ka larguar ata me topa uji.

Gallant është ish-ushtar, i cili me javë të tëra ka dëgjuar pakënaqësitë e rezervistëve për ndryshimet e propozuara ligjore.

Në fillim të marsit, pilotët luftarakë të ushtrisë janë zotuar se nuk do të marrin pjesë në trajnime, duke shënuar protesta të pashembullta ndaj Qeverisë.

Ata më vonë kanë ndryshuar mendje dhe kanë mbajtur takime me komandantët e tyre.

Gallant ka folur hapur kundër ligjit të shtunën, duke thënë se pjesëtarë të Forcave izraelite të Mbrojtjes, janë të zemëruar dhe të zhgënjyer.

Netanyahu – i cili ka qenë jashtë shtetit kur Gallant e ka bërë paraqitjen televizive – ka thënë se nuk ka më besim në të si ministër i Mbrojtjes.

Kryeministri izraelit synon që të miratojë legjislacionin e ri, përmes parlamentit, deri në fund të javës.

Pas shkarkimit, Gallant ka thënë në Twitter se “siguria e shtetit të Izraelit ka qenë dhe do të jetë gjithmonë misioni im jetësor”.

Lideri opozitar në Izrael, Yair Lapid, e ka përshkruar shkarkimin e Gallantit si dobësi të re të Qeverisë.

“Netanyahu mund ta shkarkojë Gallantin, mirëpo nuk mund të shkarkojë realitetin apo zjarrin e njerëzve të Izraelit, të cilët janë duke i rezistuar çmendurisë së koalicionit” ka thënë Lapid.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ka ngritur shqetësime për situatën.

“Siç e ka thënë edhe presidenti në diskutimet me kryeministrin Netanyahu, vlerat demokratike kanë qenë, dhe duhet të mbesin, shtylla kyçe në marrëdhëniet SHBA-Izrael”.

Ajo ka shtuar se “ndryshimet thelbësore” në sistemin demokratik duhet të kryhen mbi bazë të mbështetjes së popullit.

“Ne vazhdojmë t’iu bëjmë thirrje liderëve izraelitë që të gjejnë kompromis, sa më shpejt që është e mundur”./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të shtëna me armë gjatë një operacioni antidrogë në Qafështamë

Të shtëna me armë gjatë një operacioni antidrogë në Qafështamë

Irani: Katari do t’i paraqesë SHBA-së idetë e Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Irani: Katari do t’i paraqesë SHBA-së idetë e Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Hyn në fuqi ndalimi i SHBA-së për importet nga Kanadaja me vlerë 1 miliard dollarë

Hyn në fuqi ndalimi i SHBA-së për importet nga Kanadaja me vlerë 1 miliard dollarë

Vuçiq tenton të justifikojë në CNN nderimet për kriminelin e luftës Mlladiq: S’kemi bërë asgjë të keqe

Vuçiq tenton të justifikojë në CNN nderimet për kriminelin e luftës Mlladiq: S’kemi bërë asgjë të keqe

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni

Tridhjetë objekte në lagjen “Arbëria” do të kyçen në ngrohtoren e kryeqytetit

Rama pas miratimit të buxhetit: Investimet që e çojnë Prishtinën përpara

Lista Serbe nuk e duron himnin e Kosovës, lëshon seancën

Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale

Hyn në fuqi marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s

Hyn në fuqi marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s

Të shtëna me armë gjatë një operacioni antidrogë në Qafështamë

Të shtëna me armë gjatë një operacioni antidrogë në Qafështamë

Irani: Katari do t’i paraqesë SHBA-së idetë e Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Irani: Katari do t’i paraqesë SHBA-së idetë e Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Hyn në fuqi ndalimi i SHBA-së për importet nga Kanadaja me vlerë 1 miliard dollarë

Hyn në fuqi ndalimi i SHBA-së për importet nga Kanadaja me vlerë 1 miliard dollarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën