TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bombarduesit rusë fluturojnë afër Japonisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Bombarduesit rusë fluturojnë afër Japonisë

Dy bombardues strategjikë rusë kanë fluturuar mbi Detin e Japonisë për më shumë se shtatë orë, tha Ministria ruse e Mbrojtjes më 21 mars, në ditën kur kryeministri japonez zhvillon vizitë në Ukrainë.

Avionët e llojit Tupolev Tu-95MS janë të aftë të bartin armë bërthamore dhe Moska vazhdimisht i përdor ata për të kryer fluturime në ujërat ndërkombëtare në Arktik, në Atlantikun e Veriut dhe në Paqësor për të treguar forcën e saj.

Megjithatë, koha kur bombarduesit fluturuan mbi Detin e Japonisë është pikërisht kur kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida nis vizitën në Ukrainë, për t’i ofruar mbështetje dhe për të shprehur solidaritet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, shteti i të cilit po përballet me pushtimin rus.

Rusia tha se bombarduesit kryen “fluturime të planifikuara”. Ato, sipas Moskës shoqëruan disa avionë luftarakë. Bombarduesit nuk shkelën ligjet ndërkombëtare dhe fluturuan mbi ujërat neutrale, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Në shkurt, forcat e mbrojtjes ajrore të Amerikës së Veriut u dërguan për të penguar disa bombardues strategjikë rusë dhe avionët luftarakë, të cilët po fluturonin mbi hapësirën ajrore afër Alaskës.

Japonia, që ka mosmarrëveshje territoriale me Moskën lidhur me disa ishuj në veri të Paqësorit, është aleate kyçe në Azi e Shteteve të Bashkuara dhe është anëtare e Grupit të Shtatë demokracive të pasura.

Tokio i është bashkuar sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë, pasi ajo nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi

Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi

OKB: Sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë mund të përbëjnë “krime kundër njerëzimit”

OKB: Sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë mund të përbëjnë “krime kundër njerëzimit”

SHBA-të kërcënojnë se do të pezullojnë linjat ajrore iraniane në të gjithë botën nga e mërkura

SHBA-të kërcënojnë se do të pezullojnë linjat ajrore iraniane në të gjithë botën nga e mërkura

Mbi 400 milionë euro gjobë për Google për gjurmimin e përdoruesve

Mbi 400 milionë euro gjobë për Google për gjurmimin e përdoruesve

“Gjithë kemi dyshu te Serbia” – rrëfimi emocional i djalit të Idriz Rrecaj

“Gjithë kemi dyshu te Serbia” – rrëfimi emocional i djalit të Idriz Rrecaj

PDK me nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen, njohësit e vlerësojnë të pamundur

PDK me nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen, njohësit e vlerësojnë të pamundur

Delegacioni i Senatit francez viziton Kosovën

Delegacioni i Senatit francez viziton Kosovën

Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi: Numri i të ndjekurve serbë, nuk përputhet me shkallën e krimeve në Kosovë

Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi: Numri i të ndjekurve serbë, nuk përputhet me shkallën e krimeve në Kosovë

Në Kosovë ka Srebrenica të panumërta, të kryera nga serbët

Në Kosovë ka Srebrenica të panumërta, të kryera nga serbët

Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi

Zgjedhjet parlamentare ruse u organizuan edhe në Serbi

Instituti Shqiptaro Evropian dhe Oda Ekonomike Shqiptare kërkojnë 10 mijë nënshkrime për referendum mbi Specialen

Instituti Shqiptaro Evropian dhe Oda Ekonomike Shqiptare kërkojnë 10 mijë nënshkrime për referendum mbi Specialen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën