TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Granatimet ruse vrasin civilë ukrainas gjatë luftimeve në lindje të vendit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Granatimet ruse vrasin civilë ukrainas gjatë luftimeve në lindje të vendit

Sulmet ruse ndaj vendbanimeve ukrainase lanë civilë të vrarë, teksa ushtria ukrainase tha se zmbrapsi me sukses një seri sulmesh të reja ruse në qytetin e Bahmutit dhe zonat përreth rajonit lindor të Donjeckut, gjatë 17 marsit.

Ndërkohë, në jug, administrata ushtarake e rajonit raportoi se qyteti i Khersonit iu nënshtrua sërish granatimeve të forta nga ushtria ruse.

Guvernatori i rajonit të Donjeckut, Pavlo Kirylenko, tha se dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë 16 marsit.

“Më 16 mars, rusët vranë dy banorë të rajonit të Donjeckut: në Toretsk dhe në fshatin Krasnohorivka. Tetë persona të tjerë u plagosën në këtë rajon”, shkroi Kirylenko në Telegram.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se trupat ruse kryen më shumë se 70 sulme gjatë ditës së enjte në rajonin lindor të vendit.

Përveç Bakmutit, ushtria ukrainase tha se forcat ruse kryen sulme në Liman, Avdivka, Marinka dhe Shaktarsk, të gjitha vendbanime në rajonin e Donjeckut.

Sipas tyre, forcat ruse kryen pesë sulme me raketa dhe 18 sulme ajrore, dhe dhjetëra sulme nga sistemet raketore.

Qyteti jugor Kherson u bombardua 13 herë në 24 orë, tha guvernatori ushtarak i rajonit, Oleksandr Prokudin. Ai tha se i gjithë rajoni i Khersonit pësoi 76 sulme nga forcat ruse.

Forcat ukrainase çliruan qytetin Kherson në nëntor, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen në bregun e majtë. Që atëherë, trupat ruse kanë bombarduar vazhdimisht këtë qytet dhe pjesë të tjera të rajonit nën kontrollin ukrainas, duke shkaktuar vdekje dhe lëndime të shumta civile dhe dëmtime të vazhdueshme mbi infrastrukturën energjetike, duke lënë zona të mëdha pa energji elektrike gjatë muajve të dimrit.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Rusia ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët, pavarësisht provave të shumta që vërtetojnë të kundërtën./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE-ja organizon konferencë paqeje për Gazën

BE-ja organizon konferencë paqeje për Gazën

Tërmeti 7.7 ballë në Japoni shkakton alarm për cunami dhe rrezik të shtuar sizmik

Tërmeti 7.7 ballë në Japoni shkakton alarm për cunami dhe rrezik të shtuar sizmik

Irani deklaron se aktualisht nuk ka në plan të përfshihet në negociata

Irani deklaron se aktualisht nuk ka në plan të përfshihet në negociata

Ushtria iraniane: Mbrojtja e civilëve pengoi reagimin ndaj bastisjes amerikane

Ushtria iraniane: Mbrojtja e civilëve pengoi reagimin ndaj bastisjes amerikane

PDK mban konferencë për media

PDK i përgjigjet ftesës së Kurtit për takim me Hamzën

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

BE-ja organizon konferencë paqeje për Gazën

BE-ja organizon konferencë paqeje për Gazën

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

GP i AAK-së mbështet kërkesat e veteranëve të UÇK-së

Tërmeti 7.7 ballë në Japoni shkakton alarm për cunami dhe rrezik të shtuar sizmik

Tërmeti 7.7 ballë në Japoni shkakton alarm për cunami dhe rrezik të shtuar sizmik

LVV nuk e ndërron kandidaten, PDK, LDK e AAK kërkojnë reflektim

Kuvendi me tri seanca gjatë kësaj jave

​Komisioni për Buxhet jep “dritën jeshile” për ligjin e ri financiar

​Komisioni për Buxhet jep “dritën jeshile” për ligjin e ri financiar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën