TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Llumnica: Pas datës 3 prill punëtorët e KEK-ut mund të hyjnë në grevë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Llumnica: Pas datës 3 prill punëtorët e KEK-ut mund të hyjnë në grevë

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Lluminca, ka bërë të ditur se nesër punëtorët e kësaj kompanie do do të dalin në protestë në shenjë pakënaqësie me pagat.

Lluminca ka thënë se veprimet sindikale vijnë si pasojë e mosrealizimit të kërkesave për rritjen e pagave të punëtorëve.

“Ne kemi bërë kërkesë nga prilli i vitit të kaluar dhe asnjëherë nuk kemi marrë përgjigjeje pozitive në këtë drejtim. Madje, në takimin e fundit që ishim me drejtorin menaxhues në dhjetor të vitit të kaluar, ai ka thënë se nuk do të ketë rritje të pagave. Ne kërkuam shumë herë nga Bordi takime parreshtur, nuk patëm mirëkuptim dhe rruga e vetme mbetet protesta, e që besa mund të jetë edhe greva”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Llumnica ka thënë se në qoftë se nesër nga protesta nuk ka rezultate pozitive, pas datës 3 prill ai ka paralajmëruar edhe grevë.

“Nëse nesër nuk ka rezultate pozitive dhe deri më 3 prill nuk shohim që ka ngritje të pagave, atëherë ne me Këshillin Drejtues do të vendosim për greva dhe forma të tjera sindikale që i lejon ligji”, tregoi ai.

Llumnica ka folur edhe për rrezikshmërinë në vendin e punës, ku ka njoftuar se gjatë vitit 2021, 35 persona kanë humbur jetën, që sipas tij janë si rezultat i sëmundjeve profesionale.

“Vetëm në vitin 2021 kemi pasur 35 raste të vdekjeve të punëtorëve, që ne dyshojmë se janë prej sëmundjeve që i marrin gjatë procesit të punës, ndërsa ne kemi rrezik të madh, por rrezikshmëria nuk paguhet. Ne kërkojmë ngritje të pagave, sepse në tërë Kosovën është ngritur paga”, tha Llumnica.

Tutje, ai ka thënë se si pasojë e mungesës së punëtorëve në vend shumica e punëtorëve aty punojnë 16 orë në ditë.

“Ndodh që shumë shpesh që punëtorët të punojnë me 16 orë në ditë, sepse ka mungesë të madhe të punëtorëve, mirëpo shumica e punëtorëve që punojnë në ndërrim të parë kanë nga dy-tre vende të punës që janë shumë të ngarkuar dhe mund të kenë lëndime”, ka thënë ai.

Tags: KEKnexhat llumnicaProtesta
ShareTweet

Postime të ngjashme

Të “pakapshmit” e shtetit

Fëmija 7-vjeç goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Të mërkurën vazhdon seanca konstituive, mbeten të pasigurta votat për presidentin

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Në 27-vjetorin e themelimit, Policia vlerësohet për përkushtimin dhe garantimin e sigurisë dhe rendit

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën