Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrethana të panjohura sipas familjarëve një grua ka vdekur në banesën e saj, të hënën.
Sipas PK-së, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes ku edhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Mitrovicë 13.03.2023-17:30. Viktima femër kosovare në rrethana të pa njohura sipas familjarëve ka ndërruar jetë në banesën e saj . Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Nga Policia kanë bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. /Teve1.info/