Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se roli dhe potencial i arsimit janë të pakontestueshëm dhe faktorë vendimtarë për zhvillimin e vendit.
Ai këto deklarata i ka thënë në vënien e gurthemilit të shkollës së Mesme të Ulët në Kamenicë.
Kurti tha se shkolla e re do të ofrojë kushte për rritjen dhe zhvillimin e nxënësve.
“Projekti i kësaj Shkolle Fillore të Mesme të Ulët në Kamenicë, është ai i një shkolle moderne. Do të ketë sipërfaqe bruto prej 4.500 m2, me 20 klasë, pesë kabinete, një bibliotekë, dhe mensë moderne për ngrënie e hapësira adekuate sportive. Pas disa viteve shkollimi në kushte të papërshtatshme, nxënësit e Kamenicës do ta kenë një shkollë që i plotëson kushtet për rritjen dhe zhvillimin e tyre”, ka thënë Kurti ndër të tjera./teve1.info/