Prince Caffe Superliga e Kosovës në basketboll po shkon drejt fazës së fundit të garave të rregullta.
Takimi i parë i xhiros së 25-të do të zhvillohet mes Pejës dhe Vëllaznimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Verdhezinjtë janë këndellur me trajnerin e ri izraelit, ndërsa këtë edicion numërojnë 17 fitore e shtatë humbje, ndërsa kuqezinjtë që synojnë “Play-off”-in, kanë tetë fitore e 16 humbje.
Dueli i dytë i sfidës së shtunës është ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit. Vreshtarët ndodhen në vendin e fundit me tri fitore e 21 humbje, kurse prizrenasit kanë 11 fitore e 13 humbje në pozitën e pestë.