TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bechtel Enka do të ndërtojë 110 km rrugë në Maqedoninë e Veriut

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bechtel Enka do të ndërtojë 110 km rrugë në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe konsorciumi “Bechtel Enka” firmosën në Shkup marrëveshjen për ndërtimin e pjesëve të autostradës së korridorit 8 dhe 10-d në një gjatësi prej rreth 110 kilometrash. Projekti do të kushtojë 1.3 miliardë euro. Autoritetet e quajnë një projekt madhor që do të lehtësojë trafikun dhe lidhjen me vendet fqinje. Por, opozita maqedonase hedh dyshime për korrupsion të qeverisë në këtë çështje.

Maqedonia e Veriut po fillon një fazë të rëndësishme të ndërtimit të autostradave; një gjë që i ka munguar në veçanti pjesës perëndimore të vendit. Qeveria në Shkup formosi të mërkuren marrëveshjen me konsorciumin e njohur “Bechtel Enka” për ndërtimin e autostradës në pjesën e korridorit 8 dhe 10-d.

Projekti në kuadër të “Korridorit 8” do të lidh Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Strugën deri në Qafë Thanë në kufirin me Shqipërinë në një gjatësi prej 68 kilometrash, si dhe Prilepin me Manastirin, në anën tjetër në një gjatësi prej rreth 40 kilometrash, si pjesë e Korridorit 10-d. Autostradat do të jenë me nga gjashtë korsi dhe punimet duhet të përfundojnë në një afat prej pesë vjetësh.

Vlera e këtij projekti është 1.3 miliardë Euro.

Autoritetet qeveritare e shikojnë këtë si investim historik që do të ketë efekte pozitive ndaj ekonomisë dhe jetës së qytetarëve të këtij vendi.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se ndërtimi i autostradave ka një rëndësi të veçantë për ngritjen e cilësisë së infrastrukturës rrugore; se kjo e bën vendin një pikë kyçe dhe portë të Evropës përmes lidhjes së Detit të Zi me Adriatikun. “Në këtë mënyrë ndërtohet e ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut por edhe e fqinjëve të saj”, tha ai.

Zëvendës-kryeministri Artan Grubi, në cilësinë e drejtuesit të Komisionit për negociatat me konzorciumin “Bechtel Enka”, falënderoi ne veçanti Ambasadën amerikane në Shkup që ndihmoi me këshilla gjatë gjithë procesit.

Drejtori i Kompanisë Bechtel, Mark Allison tha se kompania i zbaton me përgjegjësi standardet më të larta në ndërtimet e këtilla:

“Kjo do ta përmirësojë lidhjen në të gjithë rajonin dhe në vetë Maqedoninë e Veriut”, tha zoti Allison.

Nga ana tjetër, kritikët shprehin dyshime për këtë projekt, bisedimet për të cilin kanë zgjatur dy vjet. Opozita maqedonase dhe një pjesë e medias vendore dyshojnë në afera korrupsioni të qeverisë ndërsa i bëhet vërejtje çështjes së angazhimit të kompanisë IRD-Ingeneering për mbikqyrjen e ndërtimit të autostradës, që sipas VMRO-DPMNE-së është e lidhur me konzorciumin “Bechtel Enka”.

Ndërkohë, punimet në autostradën Kërçovë – Ohër që kanë filluar prej para tetë vitesh dhe nuk kanë përfunduar.

Korrupsioni është një problem që ka shkaktuar rënien e besimit të qytetarëve tek institucionet dhe në veçanti në gjyqësor.

Ambasadorja amerikane Angela Aggeler u tha gazetarëve se korrupsioni nuk është lehtë të çrrënjoset brenda një periudhe të shkurtër kohore, por se SHBA-të po e ndihmojnë Maqedoninë e Veriut në këtë përpjekje.

“Ne duam të jemi partner me këtë shtet, në atë mënyrë që t’u bëhet e qartë qytetarëve të këtushëm se ky sistem është për ata; por kjo do të marrë kohë. Megjithatë, është çështje me përparësi”, tha ambasadorja./voa

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Ministri i Jashtëm turk bën thirrje për një “pakt stabiliteti rajonal”

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Izraeli mund ta shohë Turqinë si kundërshtar të ardhshëm pas Iranit

Konjufca bëri homazhe në NewYork në nderim të Eliot Engel

Konjufca bëri homazhe në NewYork në nderim të Eliot Engel

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi pasi tejkalon Eto’on te Mallorca, synon Mbappen në La Liga

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani gati për derbin ndaj Lazios

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën