TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Katër muaj afat statutin e Asociacionit, pesë për statusin e Kishës Ortodokse Serbe

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti optimist se marrëveshja mund të arrihet brenda muajsh

Pas pranimit në parim të planit franko-gjerman, si bazë për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë dialogun për planin e zbatimit.

Nga data e publikimit zyrtar të këtij plani, në Kosovë filluan debatet në lidhje me çështjen e asociacionit dhe kishës ortodokse serbe. Që të dyja të përmendura brenda nenit 7 të planit evropian për normalizim.

Njëri nga rregullimet që mendohet të definohet në udhërrëfyesin e zbatimit është konkretizimi i  afateve kohore. Sa i përket afateve, burimet e Tëvë1 bëjnë të ditur se, Kosovës po i kërkohen 4 muaj për hartimin e statutit të asociacionit dhe 5 muaj për statusin e kishës ortodokse. Me gjithë atë, këto dhe detaje të tjera pritet të diskutohen dhe vendosen mes liderëve në takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci thotë se në Ohër nuk do të përpilohet dokumenti, por ai do tu prezantohet palëve në versionin merre ose lere.

“Harta për zbatimin e marrëveshjes franko-gjermane apo aneksi, tashmë është e dizajnuar është e vendosur e zeza mbi të bardhën dhe palët duhet të përgjigjen vetëm me po ose jo. Nuk ka rrugëdalje tjetër. Unë besoj që Kosova do të vazhdojë të jetë në koherencë të plotë me qëndrimin amerikan dhe evropian. Që nga fillimi i ka thënë po kësaj edhe do të mbetet në këtë. Dyshimet e mija janë te Serbia”, deklaroi Raci.

Për të përgatitur takimin e Ohrit ditëve në vijim në Kosovë e Serbi do të qëndrojë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

“Të enjten dhe të premten, më 9 dhe 10 mars Lajçak do të vizitoj Prishtinën, ndërsa të hënën dhe të martën pra më 13 dhe 14 të këtij muaji do ta vizitoj Beogradin. Lajçak do ta takoj kryeministrin Kurti në Kosovë si udhëheqës i dialogut si dhe Vuçiqin në Serbi me të cilët do t’i diskutoj modalitetet e implementimit të marrëveshjes”, ka thënë Stano.

Lajcak në Kosovë do të takoj edhe partitë opozitare, të cilat tashmë po mbajnë një qasje jo-mbështetëse për planin evropian.

Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 10 muaj burgim efektiv për narkotikë në Prizren

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

BSPK kërkon të ndërpritet puna në ndërtimtari nga ora 11:00 deri në 17:00

Rrahmani, ideja e Venezias për sulmin

Sparta kërkon 10 milionë euro për Rrahmanin

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet një pjesë të Indonezisë, duke shkaktuar dëme dhe të lënduar

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet një pjesë të Indonezisë, duke shkaktuar dëme dhe të lënduar

BE vendos Kosovën në listën e vendeve “të sigurta”

Shefja e BE-së: Nuk do të hiqen sanksionet ndaj Iranit pa ndryshim të sjelljes

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

LVV kalon mbi 46% të votave nga rezultati i përgjithshëm, procesi i numërimit po vazhdon

Anijet iraniane kalojnë bllokadën amerikane pas marrëveshjes për armëpushim

Anijet iraniane kalojnë bllokadën amerikane pas marrëveshjes për armëpushim

Liderët e vendeve të G7 mblidhen në Francë për të diskutuar çështje me rëndësi globale

Liderët e vendeve të G7 mblidhen në Francë për të diskutuar çështje me rëndësi globale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën