TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Telekomi vlerëson se rasti i Shyqri Haxhës nuk është trajtuar me seriozitet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Telekomi do të kërkojë t’i kthehen paratë nga Z-mobile

Telekomi i Kosovës e ka kritikuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë e cila para katër ditësh ka liruar Shyqri Haxhën nga akuza se kishte lidhur kontratë të dëmshme sa ishte kryeshef i Postës dhe Telekomit.

Përmes një njoftimi për media, ata kanë kërkuar përgjegjësin “për nënshkrimet ‘ceremoniale’ me pasoja katastrofale për Telekomin dhe buxhetin e shtetit”, përcjell teve1.info

Sipas tyre, Haxha kishte kryer edhe një “nënshkrim ceremonial” me të cilën Telekomi ishte dëmtuar në vlerën prej mbi 100 milionë euro.

“Nënshkrimi i z. Shyqyri Haxha, i hedhur në vitin 2010, saktësisht me dt.16.04.2010 në një kontratë në mes të Telekomit të Kosovës dhe “Amdocs Development Limited” për sistemin e ri të faturimit në korporatë (titulli origjinal: “PTK BILLING PLATFORM”) edhe sipas Gjykatës paska qenë vetëm ceremonial. Kur kjo ofrohet si arsyetim, natyrisht nuk ka si të mos e krijojë idenë se i njëjti qenka sjellë nga grupet e interesit, në krye të Telekomit të Kosovës, pikërisht për ceremoni dhe nënshkrime për të cilat askush nuk do të jetë përgjegjës. Fatkeqësisht ky nuk është i vetmi nënshkrim “ceremonial” për të cilin z. Haxha nuk pranon përgjegjësi, edhe pse nga një kontratë tjetër e tillë, Telekomi i Kosovës është dëmtuar në vlerën prej mbi 100 milionë euro. Edhe për këtë kontratë (ajo me Z-Mobile), e cila për pak e fundosi Telekomin e Kosovës, deri më sot drejtësia kosovare jo vetëm që nuk arriti të nxjerrë përfundime, por as të hetojë seriozisht, edhe pse Telekomi i Kosovës tashmë i ka dorëzuar paditë/kallëzimet penale në institucionet përkatëse të drejtësisë”, thuhet në komunikatë.

Nga Telekomi thonë se është në dorën e sistemit të drejtësisë që ta hetojë krimin dhe të dënojë ata që kanë shkaktuar dëme.

Në njoftim po ashtu theksohet se vepra nuk është trajtuar me seriozitet.

“Konsiderojmë se në këtë proces, në të cilin z. Haxha është liruar nga akuza dhe përgjegjësia për dëmin e shkaktuar në rastin “Amdocs Development Limited”, nuk është trajtuar me seriozitetin e kërkuar vepra kriminale dhe se është amnistuar papërgjegjshëm njeriu kryesor i kompanisë në atë periudhë (Kryeshefi Ekzekutiv), pa mandatin e të cilit askush nuk ka mundur të nënshkruajë apo shkëpusë kontrata. Shtrohet pyetje legjitime: Kush i bartë përgjegjësitë për pasojat e këtyre nënshkrimeve “ceremoniale”, e në rastin me “Amdocs Development Limited” kush është përgjegjës për një dëm të këtij niveli, kur kemi parasysh se kontraktori “Amdocs Development Limited”, as edhe një punë/detyrë të vetme kontraktuese, kurrë nuk e ka kryer/përmbushur në Telekom sipas Kontratës së nënshkruar?”, bëhet e ditur tutje në njoftim. /Teve1.info/

Komunikata e plotë:

KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR NËNSHKRIMET “CEREMONIALE” ME PASOJA KATASTROFALE PËR TELEKOMIN DHE BUXHETIN E SHTETIT

Nga mediat dhe raportimi i “Betimi për Drejtësi” kuptuam se “Shyqyri Haxha është liruar nga akuza se kishte lidhur kontratë të dëmshme sa ishte kryeshef i Postës dhe Telekomit të Kosovës.”

Nënshkrimi i z. Shyqyri Haxha, i hedhur në vitin 2010, saktësisht me dt.16.04.2010 në një kontratë në mes të Telekomit të Kosovës dhe “Amdocs Development Limited” për sistemin e ri të faturimit në korporatë (titulli origjinal: “PTK BILLING PLATFORM”) edhe sipas Gjykatës paska qenë vetëm ceremonial. Kur kjo ofrohet si arsyetim, natyrisht nuk ka si të mos e krijojë idenë se i njëjti qenka sjellë nga grupet e interesit, në krye të Telekomit të Kosovës, pikërisht për ceremoni dhe nënshkrime për të cilat askush nuk do të jetë përgjegjës.

Fatkeqësisht ky nuk është i vetmi nënshkrim “ceremonial” për të cilin z. Haxha nuk pranon përgjegjësi, edhe pse nga një kontratë tjetër e tillë, Telekomi i Kosovës është dëmtuar në vlerën prej mbi 100 milionë euro. Edhe për këtë kontratë (ajo me Z-Mobile), e cila për pak e fundosi Telekomin e Kosovës, deri më sot drejtësia kosovare jo vetëm që nuk arriti të nxjerrë përfundime, por as të hetojë seriozisht, edhe pse Telekomi i Kosovës tashmë i ka dorëzuar paditë/kallëzimet penale në institucionet përkatëse të drejtësisë.

Edhe më keq, jo vetëm në kohën e z. Haxha, modeli i tillë i papërgjegjësisë ishte prezent edhe pas kohës së z.Haxha në Telekom, dhe kompania publike u dëmtua pa u marrë askush në përgjegjësi edhe pse gjykatat konstatonin se për shkak të gabimeve të zyrtarëve të TK, duheshin paguar shuma enorme, partnerëve të dikurshëm në biznes. Ky model i “zhdëmtimit” ende po e kërcënon Telekomin e Kosovës dhe askush ende nuk dha llogari për nënshkrimet e tyre “ceremoniale”. Fatkeqësisht, me këtë lirim nga akuza, mesazhi që i përcillet publikut është se paranë publike nuk po e mbron askush, se vjedhja apo keqmenaxhimi i saj lejohet dhe se askush nuk do të dënohet.

Telekomi i Kosovës, konsideron se askush nuk mund dhe nuk duhet të amnistohet për nënshkrimin e hedhur mbi një dokument me pasoja të rënda, apo për mospengimin e kryerjes së krimit, pa e konstatuar nëse i njëjti ishte i vetëdijshëm apo ishte në gjendje të pengonte kryerjen e krimit.

Konsiderojmë se në këtë proces, në të cilin z. Haxha është liruar nga akuza dhe përgjegjësia për dëmin e shkaktuar në rastin “Amdocs Development Limited”, nuk është trajtuar me seriozitetin e kërkuar vepra kriminale dhe se është amnistuar papërgjegjshëm njeriu kryesor i kompanisë në atë periudhë (Kryeshefi Ekzekutiv), pa mandatin e të cilit askush nuk ka mundur të nënshkruajë apo shkëpusë kontrata.

Shtrohet pyetje legjitime: Kush i bartë përgjegjësitë për pasojat e këtyre nënshkrimeve “ceremoniale”, e në rastin me “Amdocs Development Limited” kush është përgjegjës për një dëm të këtij niveli, kur kemi parasysh se kontraktori “Amdocs Development Limited”, as edhe një punë/detyrë të vetme kontraktuese, kurrë nuk e ka kryer/përmbushur në Telekom sipas Kontratës së nënshkruar?

Mbi bazën e Vendimit të Arbitrazhit, është vërtetuar se bëhet fjalë për shkëputje të njëanshme të Kontratës, në kohën kur z. Haxha ishte Kryeshef Ekzekutiv i ish PTK Sh.A, prandaj “Amdocs Development Limited” ka iniciuar procedurën përmbarimore ndaj Telekomit të Kosovës në vitin 2015, ku pas përfundimit të procedurës përmbarimore, Telekomit të Kosovës i janë tërhequr mjete në lartësinë prej 9,891,022.81 €. Pra, kush është përgjegjës për këtë marrëdhënie të filluar e të shkëputur nën udhëheqjen e TK nga ana e z. Haxha?

Kryeshefi Ekzekutiv i një ndërmarrjeje publike nuk bën nënshkrime ceremoniale, por ai është i thirrur të vlerësojë se mbi çfarë dokumenti po e hedh nënshkrimin e tij dhe çfarë pasojash mund të ketë për kompaninë që e drejton. Ai ka mandatin jo vetëm të nënshkruajë, por edhe të mos nënshkruajë nëse e konsideron të dëmshme për kompaninë. Vlerësojmë se nuk mund të shkëputet asnjë kontratë pa aprovimin/shqyrtimin e tij. Ai është përgjegjës për veprimet dhe mosveprimet e veta. Ai nuk mund të ikë nga përgjegjësia pa i emëruar përgjegjësit. Nëse e kanë detyruar duhet të tregojë, kush e detyroi, apo anashkaloi, vetëm kështu mund të lirohet nga përgjegjësia ose së paku të zbutet pjesa e tij e përgjegjësisë.

Udhëzimi i Gjykatës se, lidhur me Kërkesën pasurore-juridike, pala e dëmtuar (Telekomi i Kosovës Sh.A) mund të iniciojë kontestin civil në gjykatën kompetente, turpëron gjyqësinë kosovare, amniston krimin, aq më tepër që bëhet fjalë për një nga aferat më të mëdha të keqpërdorimit të parasë publike në Kosovën e pasluftës.

Me këtë mbushemi me dyshime se gjyqësia kosovare nuk ka kapacitete as kurajë të merret me krimin, madje as kur pala e dëmtuar-Telekomi i Kosovës Sh.A, me prova bindëse materiale ka provuar, arsyetuar dhe argumentuar kërkesën pasurore-juridike dhe faktin se bëhet fjalë për krim të rëndë ndaj pronës publike.

Është në dorën e sistemit të drejtësisë të reagojë dhe hetojë krimin, të zbulojë kryerësit dhe të dënojë ata për dëmet që ia shkaktuan një kompanie publike, me veprimet apo mosveprimet e tyre, qofshin ato individuale apo të organizuara. Mbi bazën e këtyre aktgjykimeve pastaj mund të iniciohet procedura zyrtare për kompensimin e dëmit qoftë nga kompanitë apo nga pasuria e individëve e krijuar në mënyrë të paligjshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Thaçi paralajmëron ankim në Kushtetuese të DhSK-së pas vendimit të Apelit

Thaçi: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

​Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

​Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Thaçi paralajmëron ankim në Kushtetuese të DhSK-së pas vendimit të Apelit

Thaçi: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

Emisioni “Info Nata” 04.04.2026

Emisioni “Info Nata” 04.04.2026

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

​Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

​Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Obiliq për kanosje ndaj një polici, i sekuestrohet vetura e kërkuar nga Britania e Madhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën