Një grua është arrestuar të hënën në Prishtinë për mundësim apo detyrim në prostitucion dhe ofrim të lokaleve për prostitucion.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se e dyshuara është arrestuar në një lokal masazhi.
Sipas PK-së, janë gjetur dhe sekuestruar një telefon dhe 35 euro.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Nga Policia, rasti vazhdon të hetohet.