TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të shtëna në Tuz në prag të zgjedhjeve lokale, arrestohet një person

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Të shtëna në Tuz në prag të zgjedhjeve lokale, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Tuz të Malit të Zi me urdhër të Prokurorisë Themelore në Podgoricë, pasi dyshohet se ka shtënë me pushkë gjuetie, njoftoi Drejtoria e Policisë në orët e vona të mbrëmjes së 2 marsit.

Sipas policisë, para fillimit të një tubimi zgjedhor të një koalicioni politik, në qytetin Milesh të komunës së Tuzit, 40-vjeçari Emin Beçoviq ka tentuar ta pengojë takimin, prej ku ka gjuajtur dy herë me një pushkë gjuetie.

Gjatë të shtënave nuk ka pasur të lënduar.

I arrestuari akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Në komunën e Tuzit, që është komunë me shumicë shqiptare afër Podgoricës, zgjedhjet lokale janë caktuar të dielën, më 5 mars.

Para njoftimit nga policia, Forumi Shqiptar njoftoi se e kishin anuluar tubimin zgjedhor në Milesh, pasi, siç thanë, anëtari i listës “Rruga e duhur”, i dyshuari Emin Beçoviq, “sulmoi aktivistët e tyre që po përgatitnin tubimin duke gjuajtur dy herë me pushkë gjuetie në drejtim të vendit të takimit”.

Lista “Rruga e duhur” përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

Forumi shqiptar udhëhiqet nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeljoshaj, ku bëjnë pjesë edhe Aleanca Demokratike e Shqiptarëve, Bashkimi Kombëtar Shqiptar dhe Aleanca Demokratike e Malit të Zi.

Këto dy lista janë konkurrentet kryesorë në zgjedhjet lokale në Tuz./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Greta Thunberg i bashkohet protestave të studentëve në Francë

Greta Thunberg i bashkohet protestave të studentëve në Francë

Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në akte dhune

Protesta e studentëve në Tiranë përshkallëzohet në akte dhune

Erdogan: Turqia qëndron në krah të Arabisë Saudite përballë sulmeve të Huthëve

Erdogan: Turqia qëndron në krah të Arabisë Saudite përballë sulmeve të Huthëve

Zelensky: Jam i këmbyeshëm me NATO-në

Zelensky: Ukraina nuk mori paralajmërim të hershëm nga aleatët për sulmin rus me raketa balistike

Policia gjen armë, granata dhe mbi 2 mijë fishekë në dy lokacione në Zubin Potok

Policia gjen armë, granata dhe mbi 2 mijë fishekë në dy lokacione në Zubin Potok

Hapet shtëpia-muze e shkrimtarit Dritëro Agolli në Menkulas, Begaj: Hapësirë që i shtohet trashëgimisë sonë kulturore

Hapet shtëpia-muze e shkrimtarit Dritëro Agolli në Menkulas, Begaj: Hapësirë që i shtohet trashëgimisë sonë kulturore

Kurti: Moszgjedhja e presidentit na çon në zgjedhje dhe na largon nga beteja për Hagën

Kurti pranon letër urimi nga kryeministri i Maltës, Abela: Mbështesim aspiratat evropiane të Kosovës

Zelensky: Jam i këmbyeshëm me NATO-në

Zelensky: Ukraina nuk mori paralajmërim të hershëm nga aleatët për sulmin rus me raketa balistike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën