TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vendimi i GJND për pavarësinë e Kosovës nuk është në shqip

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Vendimi i GJND për pavarësinë e Kosovës nuk është në shqip

Përmes këtij vendimi u konstatua se pavarësia është shpallur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke rrëzuar pretendimin e Serbisë, se pavarësia e Kosovës ishte akt i njëanshëm.

Ky vendim u dha në korrik të 2010, ku pjesë e delegacionit kosovar, ishte edhe presidentja, Vjosa Osmani.

Megjithatë, ajo nuk posedon njohuri se ky dokument kaq i rëndësishëm nuk është i përkthyer në gjuhën shqipe.

“Sipas informatave që i ka Presidentja, Ministria e Punëve të Jashtme i ka të gjitha dokumentet relevante të cilat i ka përkthyer që kanë të bëjnë me opinionin këshilldhënës për Kosovën, kjo ka ndodhur diku rreth vitit 2010-2011”, ka thënë Egnesa Vitia nga Zyra e Presidencës.

Tëvë1 ka kontaktuar me MPJD për këtë çështje, por sipas tyre përkthimi i këtij vendimi është në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë.

E kjo e fundit, e mohoi këtë përgjegjësi, duke e drejtuar gishtin sërish kah MPJD dhe Zyra e Kryeministrit.

Pas një muaj insistim, televizionit ka marrë përgjigje nga Zyra e Kryeministrit, që vendimi që i jep vulën pavarësisë së Kosovës, në fakt nuk është i përkthyer në gjuhën shqipe.

“Qeveria Kurti, përkatësisht Zyra e Kryeministrit, ka marrë përsipër përkthimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për të cilin nuk ka pasur përkthim deri më tani. Përkthimi do të bëhet publike në momentin e finalizimit”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Periudha prej njëmbëdhjetë vitesh pa iniciativë për ta përkthyer një dokument të tillë, po vlerësohet si neglizhencë e institucioneve.

Sipas avokatit, Artan Qerkini, një vendim i rëndësisë kaq të madhe për Kosovën, duhet të ishte i qasshëm për qytetarët në gjuhën shqipe që nga fillimi.

Pro Kosovës në GjND, ishin shprehur 10 gjykatës, kurse 4 të tjerë kundër.

Storja e përgatitur nga gazetarja Florijeta Dernjani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministria publikon çmimet maksimale të derivateve për sot dhe nesër

Ministria publikon çmimet maksimale të derivateve për sot dhe nesër

Rrahje në Gjakovë, arrestohen 7 persona

Rrahje në Gjakovë, arrestohen 7 persona

Vetplagoset një person në Prishtinë, pranon tretman mjekësor në QKUK

Vetplagoset një person në Prishtinë, pranon tretman mjekësor në QKUK

Një burri dhe një gruaje me shtetësi të huaj, nën kërcënimin e thikës iu grabitën paratë në një parking në Prishtinë

Tragjedi në Toronto të Kanadasë, dy persona humbin jetën pas shkëmbimit të zjarrit në një festival

Tragjedi në Toronto të Kanadasë, dy persona humbin jetën pas shkëmbimit të zjarrit në një festival

3 deri në 5 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

3 deri në 5 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

Messi nuk i zgjati dorën Xhakës në një moment të ndeshjes Argjentinë – Zvicër

Messi nuk i zgjati dorën Xhakës në një moment të ndeshjes Argjentinë – Zvicër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën