TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

8 vite burgim për burrin që goditi disa herë me tavolinë ish-gruan e tij

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
8 vite burgim për burrin që goditi disa herë me tavolinë ish-gruan e tij

Gjykata Themelore në Gjakovë të enjten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit SH.P i cili akuzohej se kishte tentuar ta vrasë ish-bashkëshorten e tij me një tavolinë druri, duke e goditur atë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit.

Shpallja e aktgjykimit u bë të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Sulltan Dobraj, ku i akuzuari SH.P u dënua me 8 vite burgim.

Me këtë rast trupi gjykues ka njoftuar që është bërë rikualifikimi i veprës penale ku me këtë rast i akuzuari Sh.P, u dënua për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore ndaj ish-bashkëshortes së tij, e jo siç pretendohej në akuzë e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, vepra penale e vrasjes së rëndë e mbetur në tentativë.

Të akuzuarit në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Pala e dëmtuar, A.A, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, mbrojtja kishte theksuar se i akuzuari kishte qenë i gjykuar edhe më herët për veprën penale të dhunës në familje, por që rasti ndodhet ende në Gjykatën e Apelit.

Gjykata Themelore në Gjakovë, më 10 tetor 2022 e kishte shpallur fajtor të akuzuarin Sh.P., dhe e kishte dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për akuzën se tentoi ta privonte nga jeta ish-gruan e tij. Po ashtu, të njëjtit iu shqiptua edhe masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim në institucionin shëndetësor, përkatësisht në Institutin e Psikiatrisë në Prishtinë.

Por, Gjykata e Apelit pas ankesës së Prokurorisë për shkak të lartësisë së dënimit si dhe ankesës së mbrojtjes, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar të gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin, sipas vendimit të përpiluar më 12 janar 2023, e ka anuluar aktgjykimin e Themelores dhe e ka kthyer rastin në rigjykim.

Ekspertiza psikiatrike kishte konstatuar se i akuzuari vuan nga çrregullimi organik i personalitetit dhe në momentin e kryerjes së veprës penale, aftësia për të kuptuar dhe kontrolluar pasojat e veprimeve të tij ka qenë e zvogëluar në shkallën esenciale.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se i akuzuari Sh.P, më 19 dhjetor 2021, në Gjakovë, me dashje dhe me mjet të fortë tenton ta privojë nga jeta ish-bashkëshorten e tij, A.A.

Sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që ditën kritike i njëjti kishte shkuar në banesën e të dëmtuarës për të biseduar rreth pajtimit mes tyre për hir të djalit, papritmas i njëjti fillon që ta përkëdhelë dhe përqafojë të dëmtuarën, e njëjta refuzon, i akuzuari në shenjë nervoze e kapë për fyti e gjuan për dysheme, derisa të dëmtuarës fillon t’i humb vetëdija, për një moment kur fillon të kthjellet e njëjta ngritet në këmbë dhe mundohet të ikë.

Por, aktakuza thotë se i akuzuari arrin ta kapë për flokësh dhe merr një tavolinë druri e godet pa mëshirë kryesisht në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, derisa kjo tavolinë thyhet në kokën e të dëmtuarës, e kjo e fundit mbetet e shtrirë për dysheme pa ndjenja dhe tërësisht e gjakosur, duke i shkaktuar kështu lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime, Sh.P., akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Emisioni “Info Nata”

Emisioni “Info Nata”

Therret me thikë një person në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

Reshitaj: I papranueshëm relativizimi i rolit dhe dëmit të Listës Serbe ndaj Kosovës

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Behrami krahason sloganin e VV-së me kohën e Enver Hoxhës

Emisioni “Info Nata”

Emisioni “Info Nata”

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Trump kufizon hyrjen në SHBA edhe për shtetasit e pesë vendeve të tjera

Therret me thikë një person në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, policia jep detaje

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Vjosa Osmani do të ishte vlerë për politikën aktive, LDK-ja e sulmon nga frika e Guxos

Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Kraki: Heqja e pjesshme e masave nga BE-ja, lajm shumë i mirë për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën