Komuna e Prishtinës ka themeluar Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, drejtor i së cilës do të jetë Lulzim Fushtica.
Në një konferencë për media, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama bëri të ditur se Fushtica ka përvojë 25-vjeçare në sektorin e sigurisë publike.
Sipas Ramës, kjo Drejtori ka qenë e nevojshme të formohet, teksa tregoi edhe misionin e saj.
“Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca do të ketë mision sigurinë humane, sigurinë në komunikacion, sigurinë e grupeve të cenueshme, sigurinë apo mbrojtjen e mjedisit, sigurinë e hapësirave publike, qentë endacakë sigurinë në shkolla dhe të tjera”, theksoi ai. /Teve1.info/