TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjermania paralajmëron Izraelin për dënimin me vdekje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gjermania paralajmëron Izraelin për dënimin me vdekje

Gjermania ka paralajmëruar Izraelin se “do të ishte gabim i madh” shqiptimi i dënimit me vdekje për ata që gjenden fajtorë për vrasjen e qytetarëve izraelitë.

Ky reagim i Berlinit erdhi pasi një komitet ministror i Izraelit mbështeti idenë që të zbatohet dënimin me vdekje.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, pas bisedimeve në Berlin me homologun e saj izraelit, Eli Cohen, tha se “ne e shohim veçanërisht shqetësuese planin për të zbatuar” ndëshkiminkapital.

“Ne jemi kundër dënimit me vdekje dhe ne po e ngremë këtë çështje në mbarë botën”, tha ajo gjatë konferencës të përbashkët për media me Cohen.
Të dielën, komiteti ministror izraelit për legjislacion mbështeti një projektligj që synon që dënimi me vdekje të zbatohet. Ky vendim është pjesë e marrëveshjes së koalicionit qeverisës të arritur midis kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe partnerëve të tij politikë të ekstremit të djathtë. Në projektligj thuhet se kushdo që vret një qytetar izraelit “për shkak të racizmit apo armiqësisë… dhe synon të dëmtojë shtetin e Izraelit dhe rivendosjen e popullit hebre në tokën e tyre, duhet të dënohet me vdekje dhe vetëm me këtë dënim”

Baerbock theksoi se gjermanët mësojnë në shkollë se Izraeli – edhe pse “i kërcënuar si asnjë shtet tjetër nga terrorizmi” – nuk ka kryer asnjë ekzekutim që nga viti 1962, kur ishte varur krimineli nazist i luftës, Adolf Eichmann.

“Ky ka qenë gjithmonë një argument mbresëlënës për ne që e kemi mbrojtur Izraelin në skenën ndërkombëtare kundër kritikave të padrejta”, tha ajo.

“Jam e bindur se do të ishte një gabim i madh që do të shkëputeshim nga kjo histori”, shtoi kryediplomatja gjermane.

Edhe në të kaluarën ka pasur tentativa për të kaluar projektligje të ngjashme, edhe pse projektligji i fundit dallon, pasi aty përfshihet dënimi i detyrueshëm me vdekje.

Megjithatë, projektligji ka pak të ngjarë të kalojë, pasi partitë ultra-ortodokse të koalicionit qeverisës izraelit pritet të votojnë kundër për arsye fetare.

Izraeli ka larguar dënimin me vdekje në gjykatat civile më 1954, edhe pse teorikisht ky dënim mund të shqiptohet për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, gjenocidit, tradhtisë dhe krimeve kundër popullit hebre.

Izraelitët për javë të tëra kanë organizuar protesta masive kundër reformave ligjore të prezantuara nga Qeveria, që kritikët i kanë parë si kërcënim për demokracinë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka argumentuar se reformat e fundit janë kyçe në rivendosjen e balancës në mes të degëve të Qeverisë./rel

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Spanja, Sllovenia dhe Irlanda kërkojnë që BE-ja të shqyrtojë pezullimin e marrëveshjes me Izraelin

Spanja, Sllovenia dhe Irlanda kërkojnë që BE-ja të shqyrtojë pezullimin e marrëveshjes me Izraelin

Izraeli bombardon disa zona në Liban, në shkeljen e fundit të armëpushimit

Ushtria izraelite hedh në erë një shkollë publike në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Gazës, ndërsa SHBA-ja njofton se plani i paqes ka hyrë në fazën e dytë

Ushtria izraelite vret të paktën katër persona në Gaza, në shkeljen e fundit të armëpushimit

Ademaj: Sot u vërtetua ajo cfarë kemi thënë, vendimi shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj

Ademaj: Sot u vërtetua ajo cfarë kemi thënë, vendimi shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Fiorentina interesohet për Gjimshitin

Interi e Como synojnë finalen e Kupës

Interi e Como synojnë finalen e Kupës

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Prishtina mbyllë sezonin pa sulmuesin Ilievski

Prishtina mbyllë sezonin pa sulmuesin Ilievski

Futboll, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale

Futboll, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën